EmailFacebookKontakt

Vëllezërit klerikë Popoviq

VELLEZERIT KLERIKE POPOVIQ
Kur dëgjojmë i 12
apo i 13- ti prift nga
një familje, na duket
sikur është diçka e ve-
çantë. Por jo, në tradi-
tën familjare ortho-
dhokse kjo ndodh
shpeshherë. Kemi për-
mendur edhe herë të tjera raste “trashëgimie” të
tillë, por sot po veçojmë dy vëllezërit, që mbajnë
pikërisht numrat e rradhës si më sipër. Janë të
familjes së Jako Popoviqit.
Të dy kanë lindur në fshatin Kamicë të
Koplikut, në Malësinë e Madhe, At Velisha më
29.4.1891 dheAtLlazari më 13.3.1908. Shkollën
fillore e kryen në fshatin e lindjes. Pavarësisht se
dolën në të njëjtën rrugë, të shërbimit në Kishë,
secili kishte veçoritë e tij. At Velisha, shkollën
fetare e kreu në Cetinjë, pranë Mitropolisë së
Malit të Zi. U hirotonis dhjak më 14.1.1915 dhe
prift më 19.1.1915, po në Cetinjë nga Mitropoliti
Mitrofan. Ka shërbyer si famulltar në fshatin
Vrakë që nga viti 1915 e deri më 1967, kur regjimi
komunist i mbylli kishat. Gjithashtu, i ka shërbyer
orthodhoksëve të fshatrave përreth, si: Kamicë,
Omaraj etj. Ka qenë një njeri i qetë e i dashur me
banorët e asaj zone, familjeve të të cilave u shër-
beu si një këshilltar i mirë, si at shpirtëror. Nuk
është pajtuar me regjimin komunist, madje dhe
kur regjimi ateist deshi ta demaskojë dhe e nxori
para fshatarëve, ai nuk u tut, por mbajti një
qëndrim burrëror dhe pa frikë deklaroi besimin e
tij në Krishtin dhe shërbimet e tij baritore. Në
mes të tërë njerëzve kundërshtoi, mbylljen e ki-
shave dhe sidomos kthimin e kishës së Vrakës në
shtëpi kulture. Vdes në vitin 1975 në moshën 84
vjeçare, i bindur se feja do gjallërohej dikur në
vendin e tij, madje dhe më e fortë.
At Llazari e kreu shkollën e mesme në
Podgoricë. Vazhdoi studimet teologjike në Bitola
në vitet 1932 – 38 dhe mbas mbarimit të saj u
kthye në Vrakë, pranë të vëllait, At Velishës. Pu­
noi si mësues feje në shkollat e qytetit të Shkodrës
deri në vitin 1946. Në vitin 1942 duhet të jetë
hirotonisur prift për qytetin e Shkodrës, nga
Kryepiskop Kristofori. Ka shërbyer në kishën
Shën Aleksandër Nevski të qytetit deri në vitin
1962, vit kur kjo kishë, e vetme brënda në qytet,
u prish, sepse regjimi ateist donte të ndërtonte në
vend të saj shtëpinë e oficerave. Pas shkatërrimit
të kësaj kishe me vlera historike dhe artistike (ka
pasur ikona me vlera të mëdha, të pikturuara nga
Shkodër, nëntor 1942.
Ngu emajtu: nëradhën e parë At Jefto Shtirkiq, Episkop Irineu,
At Lla^ar Popoviq dhe Protodhjakon Petro Doçi
piktorë shumë të dë-
gjuar rusë), ai kryente
shërbesën në kishë-
zën, tek varrezat e qy­
tetit. Në janar të vitit
1948 ka qenë anëtar i
delegacionit të
KOASH, së bashku me
arkmandritët Vodica dhe Kokoneshi, që vizitoi
B.S., me ftesë të Patrikut të Rusisë Aleksei.Në
kohën e pushtimit fashist, meqë nuk u pajtua me
ta, .është arrestuar prej tyre. Po kështu ka
kundërshtuar me të gjitha energjitë persekutiinin
që iu bë fesë, si dhe prishjes së të vetmes kishë
orthodhokse brenda në qytet. Këto bënë që të hyjë
në konflikt me autoritetet shtetërore, derisa e
arrestuan në qershor 1966, me akuzën famëkeqe
të agjitacion – propagandës. U dënua 7 vjet. Shu-
micën e kohës së burgut e kaloi i sëmurë në Sena-
toriumin e Tiranës. Vdes më 11.12.1972 në burg,
6 muaj para se të përfundonte dënimin.
Për merita të*shërbimit në Kishë, ka marrë
gradën e Stavroforit. Sot, duke i përkujtuar këta
priftërinj, kujtojmë edhe sesa e madhërishme
është doktrina, për të cilën punuan ata; kujtojmë
me dhimbje prishjen e kishave, si Vrakës,
Shkodrës e të tjerave. Por, ndërkohë krenohemi
se këto vështirësi çuan në forcimin shpirtëror të
besimtarëve, të cilët sot janë edhe më të shumtë
dhe gëzohen për punën që po bën Kryepiskopi
Anastas, për ringritjen dhe gjallërimin e Ortho-
dhoksisë dhe Kishave të saj. Siç e shohim, më e
bukur po ndërtohet kisha e Vrakës dhe më
madhështore do të jetë Katedralja Orthodhokse
e qytetit të Shkodrës.
K.B.