EmailFacebookKontakt

“Vdiq për mua”

“Sepse Perëndia kaq e deshi botën, sa dha Birin e Tij të vetëmlindurin…” (Joan, 3: 15).

Ngjarja që përshkruajmë më poshtë ndodhi para disa vjetësh në varrezat e një qyteti të Amerikës. Një njeri, i zvërdhur nga mallëngjimi, hidhte mbi varrin e një ushtari lule të shtrenjta, të njomura me lotët e tij të nxehtë. Varrmihësi kujtoi se aty do të ishte varrosur ndonjë i afërm i tij. U afrua ngadalë dhe e pyeti me dhembshuri…

– Jo!… nuk e kam të afërm. E kam mik. Kur më thirrën për të shkuar në luftë, kisha shumë fëmijë. Ai ishte i lirë, shkoi ushtar në vendin tim dhe “vdiq për mua”.

Të njëjtat fjalë përsërit edhe çdo besimtar: “Krishti im vdiq për mua”. Me lot të nxehtë dhe frymë të dërrmuar hedh mirot e veprave të tij të mira rreth vetes. Edhe për ty, i dashur lexues, ka vdekur Dikush, a e mban mend këtë?