EmailFacebookKontakt

Vdekjen e ktheu në jetë – Urrejtjen në dashuri

Deklaratë e përbashkët me rastin e Pashkëve, e kishave Orthodhokse e Katolike të Shqipërisë
Vdekjen e ktheu në jetë – Urrejtjen në dashuri
“Perëndia na pajtoi me Veten përmes Krishtit dhe na dha shërbesën e pajtimit”. (II Kor. 5:18)
Pajtimi dhe paqja kanë qenë dhe mbeten, dëshira më e
madhe dhe më e thellë e çdo populli dhe e çdo njeriu, gjatë
gjithë historisë. Gjithmonë jemi lutur për paqe, gjithmonë
kemi thirrur për pajtim. Fitorja e Krishtit mbi vdekjen është
fitore për të gjithë, fitore në të cilën mund të gëzohet çdo
njeri, sepse duke mundur errësirën, urrejtjen dhe frutin e
tyre vdekjen, na dha jetën dhe na pajtoi të gjithëve me Atin.
Ky është një mesazh kaq i rëndësishëm për vendin tonë
të plagosur nga grindjet urrejtja dhe dëshpërimi. Prandaj,
Ne barinjtë e Kishës Orthodhokse dhe të Kishës Katolike në
Shqipëri, në vazhdimësinë e predikimit Apostolik, do të
donim të shpallnim Ngjalljen e Krishtit, që solli një dimen­
sion të ri, ngaqë çdo ndijim njerëzor u prek nga vetë
Perëndinjeriu dhe u transformua. Ai që pajtoi njerëzit me
Perëndinë, preku sëmundjen dhe e shëroi, preku vdekjen
dhe e ktheu në jetë, preku errësirën dhe e bëri dritë, preku
urrejtjen dhe e ktheu në dashuri. Grindjet dhe mërirat e
kësaj bote u zëvendësuan nga paqja dhe pajtimi Hyjnor.
Në ndjenjën e detyrës së shërbesës së pajtimit, bëjmë

thirrje që të punojmë pa u lodhur për pajtimin e të gjithëve.
Krishti na dhuroi pajtimin, – le ta marrim këtë dhuratë dhe
le të pajtohemi me njëri-tjetrin. Krishti e mundi urrejtjen –
le ta duam njëri – tjetrin; Krishti u ngjall – prandaj ka
shpresë.
Sado e madhe që të jetë errësira, drita e Pashkëve do ta
shpërndajë, sado e madhe që të jetë mëria dhe urrejtja, drita
e Pashkës do ta tresë. Le të marrim pjesë në këtë Dritë dhe
le të thërrasim së bashku:
Krishti u Ngjall!
Gëzuar dhe për shumë vjet Pashkët!
Sinodi i Shenjtë
i Kishës Orthodhokse Autoqefale
të Shqipërisë
Konferenca Ipeshkvnore Shqiptare