Vihet në diskutim vendi dhe koha e saj. U martirizua rreth 306 (ose 237), ka shumë mundësi në Iliopul (të Libanit). Ishte fëmija i vetëm i adhuruar i një pasaniku fanatik idhulltar atje, i Diaskorit, i cili e mbylli në një fortesë luksoze për të ruajtur bukurinë e saj të madhe dhe për të studiuar, meqenëse ishte mendjemprehtë. U tërhoq në shpresëtari ndoshta nga shërbyeset e saj të krishtera, ose nga vetvetja, duke u drejtuar në Një Krijues nëpërmjet qiellit yjeplotë. Ose kjo ngjau kur mohoi martesën, kështu që babai i saj e çliroi, pasi mendoi se izolimi e kishte ndarë nga shoqëria. Thuhet se e mësoi Origjeni, ndërsa një prift, i cili hiqej si tregtar e pagëzoi në një vaskë të sapondërtuar, në paretin e së cilës kishte gdhendur me gishtin e saj mrekullisht një kryq! Diaskori mungonte, ishte në një udhëtim. Sapo u kthye, i tregoi se, ajo urdhëroi që të bëhen në banjë tri dritare, për më shumë dritë, në mënyrë analoge me Trininë e Shenjtë dritëdhënëse, dhe jo dy, siç kishte porositur ai. I ndërkryer nxori shpatën dhe e torturoi. Por i shpëtoi dhe u fsheh në një shkëmb në një mal, që u ça në mënyrë të çuditshme. E ndoqi. E tradhtoi një çoban, qengjat e të cilit u kthyhen në çast në brumbuj! Atëherë e rrahu pa mëshirë dhe duke e tërhequr zvarrë nga flokët, ia dorëzoi sundimtarit, i cili urdhëroi dhe e kamxhikuan e ia fërkuan dhembshëm plagët. Ndërkaq, në burg iu shfaq Krishti dhe e shëroi. Pësoi çarje të trupit me thonj të hekurt, djegie me llambadhë dhe goditje në kokë me çekan. Më pas ia prenë gjinjtë dhe për ta turpëruar e nxorën lakuriq duke e goditur. Por shumë shpejt u gjend e shëndetshme dhe e veshur me shkëlqim. Së fundi, iu pre koka nga babai i saj, “Avraam i djallit”, i cili ndihmonte gjithmonë xhelatët që ta tiranizonin (Avraami u tregua i gatshëm t’i sakrifikonte Perëndisë djalin e tij, Isakun). Pasi e vrau u godit nga rrufeja e u vra.
Lipsanat e shenjtë të saj gjendeshin për një kohë në kishën e pallatit mbretëror, të cilën ia kishte ngritur perandori Leoni i gjashtë (886-912). Virgjëresha shumë e respektuar nga populli i mbron nga shytat dhe nga sëmundje të tjera epidemike, ashtu siç ishte lutur në lutjen e saj të fundit.