Isu Krishti lindi i varfër, jetoi më varfer dhe më se i varfër u mbërthye mbi kryq.
Për të varferit erdhi, me të varfërit u shoqërua, të varfërve u foli, të varfërve u dha. Varfërinë e Tij e deshi, me të u fejua, asaj i këndoi.
Gëzimi, paqja, lumturia janë të pavarura nga pasuria dhe të mirat materiale…
Le të mësojmë të durojmë kur na gjen varfëria dhe le të duam varferinë dhe të varfërit, ashtu siç bëri edhe Zoti.
Duke u lutur le të kërkojmë nga Perëndia bashkë me të urtin Solomon: “varfëri dhe pasuri, mua mos më jep, ushqemë me ushqim të mjaftueshëm, se mos ndonjëherë ngopem dhe Të mohoj dhe them, çfarë është Zoti.” (Proverbat. 30,8-9)