“Urtësia e
Shekujve”
Këto ditë doli nga shtypi libri
“Urtësia e Shekujve”, i z.Andrea Llu-
kani, i diplomuar në Fakultetin
Teologjik të Athinës, i cili jep mësim
në Akademinë Teologjike “Ngjallja e
Krishtit”.Ky botim vjen pas librit të
përshtatur të tij “Dostojevski nuk
ndihej i vetmuar”.
Autori ka ditur të zgjedhë dhe të
përshtatë nga fondi aq i pasur i
popujve, një tërësi substrati të
çmuar, i cili shquhet jo vetëm për vle-
rat koherente shpirtërore, por edhe
për lakonizmin me të cilin shoqë-
rohet; kjo, për vetë karakterin e llojit
të zhanrit.
Duke kaluar njëra pas tjetrës
anekdotat që na jepen atje, të bën
përshtypje puna selektuese e autorit,
së cilës i paraprin, i parë në prizmin
social, tërësia e shqetësimeve që janë
evidente edhe për shoqërinë e sotme.
Në këtë kontekst, lexuesi shpesh-
herë gjen përgjigje nëpërmjet urtësisë
shekullore, veçanërisht asaj të njerë-
zve të shenjtë apo besimtarë, të një
morie pyetjesh, të cilat i lindin si rezu-
Itat i përballimit me problemet e ko-
hës. Duke i parë këto në prizmin
filozofik, arrihet në përfundimin, se
pavarësisht nga zhvendosja kohore që
kanë sjellë shekujt, problemet dhe
prokupacionet e njerëzve janë pothu-
ajse po ato.
Përsa i përket elementëve të
formës, ashtu siç thamë edhe në fillim,
këtë koleksion të qëmtuar e karakteri-
zon ekonomia gjuhësore, e cila bëhet
më e spikatur kur derivon me simbo-
likën e hollë dhe të gjetur. Për nga
vetë karakteri dhe motivi që disponon
kjo përmbledhje në vetvete, bëhet një
libër i pëlqyer dhe i kuptueshëm për
të gjithë, pavarësisht nga përkatësia
fetare.
Dr. Vasil Tashi