– Ç’e dua jetën që është larg Perëndisë?
– 1 krishteri i mirë duhet që ditë e natë të studiojë ligjin e Perëndisë.
– 1 urtë është ai, që me anë të lutjes largon mendimet e këqija.
– Ai që ka dashurinë, ai ka edhe vetë Perëndinë. Ai që ka Perëndinë, nuk kërkon gjë tjetër.
– Më mirë të jesh i përndjekur, sesa përndjekës.
Më mirë të jesh i kryqëzuar, sesa kryqëzues.
Më mirë të trajtohesh padrejtësisht, sesa të trajtosh dikë padrejtësisht.
Më mirë të jesh i shtypur, sesa shtypës.
Më mirë të jesh i butë, sesa arrogant.
Kapu pas mirësisë, më tepër sesa pas drejtësisë.
– Tri mënyra jetese ekzistojnë: a) jeta fiziologjike, b) jeta jofiziologjike dhe c) jeta me Perëndinë. Tek e para kultivon njeriu virtytin fiziologjikisht. Tek e dyta kur njeriu vepron si biri plangprishës në paravoli. Dhe tek e treta njeriu bëhet pjesëtar në Misteret e Perëndisë dhe kënaqet. Domethënë, i pari jeton normalisht, i dyti bën jetë trupore dhe i treti bën jetë shpirtërore dhe kënaqet. Tek rasti i tretë, banon brenda nesh Ngushëllimtari, lartësohemi në nivelin e engjëjve dhe jetojmë jetën dhe gjendjen mbinatyrore.
– Ashtu si peshku vdes kur del nga deti, po ashtu edhe mendja kur del nga kujtimi i Perëndisë.
– Pa shijen e pësimeve të Krishtit, shpirti nuk ka komunikim me Perëndinë.
– Perëndia nuk i jep asnjërit hir të madh, pa i dhënë më parë ngasje të madhe.
– Të gjitha porositë e Perëndisë udhëzojnë te krijimi i zemrës së pastër.
– Dëshpërimet e ashpra pastrojnë pasionet e këqija të zemrës.
– 1 lumur ai që pranon dobësitë e tij, gjë e cila është themeli i çdo virtyti.
Që të durosh dëshpërimet e tua të vogla, mendo për dëshpërimet e mëdha, që vuajnë të tjerët.
– Mos iu tremb vdekjes, se Perëndia ka përgatitur të ardhmen, që të të bëjë të pavdekshëm.