Urime për Fortlumturinë e Tij Anastasin në 20-vjetorin e Fronëzimit
…Gëzoni respektin e thellë dhe mirënjohjen e të gjithë Orthodhoksisë
Për Fortlumturinë e Tij,
Kryepiskopin e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë z. Anastas
Fortlumturi, vëlla i shtrenjë më Zotin dhe bashkëmeshtar,
Po Ju drejtoj këtë përshëndetje të përzemërt dhe ju përgëzoj me tërë shpirtin për njëzetvjetorin e fronëzimit Tuaj.
Pas ngritjes suaj në fronin kryepiskopal të Kishës Orthodhokse të Shqipërisë, e cila gjatë shekullit të njëzetë vuajti persekutime mizore, e ringritët atë nga gër- madhat, siguruat zhvillimin e plotë të të gjitha anëve të jetës kishtare dhe për shkak të kësaj gëzoni dashurinë dhe nderimin e sinqertë të grigjës suaj, respektin e thellë dhe mirënjohjen e të gjithë Orthodhoksisë.
Në këtë ditë të rëndësishme gëzohem bashkë me Ju për panairin e madh të Kishës së Shenjtë të Shqipërisë, e cila kremton njëzetvjetorin e protohierarkisë Suaj dhe lartësoj lutjet e mia, që t’ju dhurohet shëndet i mirë dhe ndihma e Perëndisë për kryerjen e mëtejshme të suksesshme të misionit Tuaj të lartë.
Me dashuri vëllazërore më Zotin,
t Kirilli i Moskës dhe i gjithë Rusive