EmailFacebookKontakt

Urime nga e gjithë bota

Zgjedhja e Fortlumturisë së Tij Anastasit në
krye të Kishës Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë pati mjaft jehonë në botë. Jo vetëm
në botën orthodhokse, ku njihej për kontributin
në shumë fusha e vende, si pedagog e dekan i
Fakultetit të Teologjisë së Athinës, si drejtues i
zyrës së misionarizmit të kishës orthodhokse gre-
ke apo si Kryepiskop i Kenias, Ugandës dhe Tan-
zanisë etj. Mjafit i njohur ishte Kryepiskopi ynë
edhe në pjesën tjetër të krishterë të botës, si pjesë-
marrës në shumë veprimtari ekumenike. Ndaj
telegramet e urimit shprehnin jo vetëm gëzimin
për këtë zgjedhje të goditur, por edhe besimin
tek aftësitë e tij për ta kryer këtë detyrë të vështirë.
Kështu, telegrame të tilla erdhën nga Kishat
orthodhokse, si p.sh. ajo ruse, nga Patriku i
2 gusht 1992 –
Urime nga e gjithë bota
gjithë Rusisë Alesi II, i cili thoshte ndër tëtjera
“Në emër të Krishtit unë, me gjithë zemër ju
uroj për zgjedhjen Tuaj… Zoti ju forcoftë dhe i
dhëntë Fortlumturisë suaj çdo gjë që është e
nevojshme për kryerjen e detyrës së madhe që
iu besua Juve nga Providenca e Perëndisë”.
Telegrame erdhën nga Këshilli Botëror i
Kishave, nga sekretari i përgjithshëm Emilio
Kastro, i cili pas urimeve theksonte se “Të
krishterët e Shqipërisë kanë kaluar një periudhë
të gjatë vuajtjesh të tmerrshme dhe është një
kënaqësi të dimë se ata përsëri kanë një
Kryepiskop të zgjetdhur t’i udhëheqë, t’i
inkurajojë dhe f i ndihmojë.”.
Ndërsa në telegramin e Sekretarit të
Konferencës Evropiane të Kishave urohej dhe
lutej për zgjedhjen si “Primat i Kishës së Shenjtë
Orthodhokse Autoqefale Shqiptare” Shumë
shpejt, pas zgjedhjes së Kryepiskopit, Kisha
jonë do ishte edhe anëtare me të drejta të plota
e këtyre dy organizmave.
Telegrame erdhën edhe nga Kisha Katolike,
nga Sekretari i Shtetit i Vatikanit, Kardinal
Anxhelo Sodano, i cili uronte në emër të Papës
Joani Pavli II, nga Kryepiskopi Xhorxh i
Kanterberit, i Kishës Anglikane, nga Nunci
Apostolik në Shqipëri etj.