EmailFacebookKontakt

Urime nga diaspora

Ne emer te besimtareve orthodhokse shqiptare te kishes se Shen Trinise Boston, pershendet z. Peter Minar.

Me mall dhe dashuri per atdhe vendsem te vizitojme vendin tone, Shqiperine, se bashku me kryetarin e kishes Shen Trinia ne Boston, zotin Jani Josifi.

Si me i vjetri me lejoni t’ju them dy fjale: Une jam Petraq Mina, 93-vjecar. Se bashku me Janin jemi me origjine nga Korca. Na pelqen te themi se po shikojme nje Shqiperi demokratike dhe urojme demokracine me liri dhe perparim.

Ne emrin e nje pjese te diaspores te Amerikes, ate te kishes Shen Trinia ne South Boston, themeluar ne vitin 1921, nga besimtare orthodhokse dhe besimtare shqiptare. Urojme per kishen tuaj ne Vlore si dhe gjithe besimtaret orthodhokse duke dhene nje ndihme prej 5000 dollare per Kishen Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise.

Gjithashtu ju sjellim urimet e gjithe anetareve dhe besimtareve te kishes sone Shen Trinia ne South Boston qe Perendia t’ju plotesoje gjithe deshirat per dobine e kishes dhe kombit shqiptar.

Ne te dy ndjejme nje kenaqesi te vecante dhe nje krenari te merituar kur shohim qe Liturgjia e Shenjte behet ne gjuhen shqipe nga Fort i Lumturi Imzot Anastas, qe Perendia e dergoi per te organizuar kishen e renuar Orthodhokse Autoqefale ne menyren me te mire dhe me te shpejte.

Ne te diaspores me ndjenjat fetare e patriotike qendrojme ne perkrahjen tuaj si vellezer te nje gjaku, ashtu sic ka bere vitin e shkuar Ikonom Ilia Katri, krenaria e djalerise se diaspores shqiptare.

Perendia na bekofte te gjitheve.

Peter I. Minnar
Jani Josifi
Boston