Patriarku i Serbisë † Porfiri
Fortlumturia Juaj,
Vëlla i dashur dhe bashkëmeshtar në Krishtin
Në emër të gjithë Kishës Orthodhokse serbe dhe në emrin tonë personal, me gëzim shprehim urimet për zgjedhjen tuaj si Kryepiskop i Kishës Orthodhokse të Shqipërisë. Me anë të vullnetit të Shpirtit të Tërëshenjtë dhe Jetëdhënës dhe të Hierarkëve shumë Perëndidashës, plotësia e gjithë Kishës së Krishtit – Trupit të Tij të pandarë – dhe, mbi të gjitha, kleri i shenjtë dhe besimtarët e devotshëm të Kishës motër të Shqipërisë, gëzohemi sot, duke përlëvduar Trininë e Tërëshenjtë, pasi njohu në Fortlumturinë Tuaj një pasardhës të denjë pas fjetjes së Kryepiskopit të urtë në Zotin, Anastasit, (I përjetshëm kujtimi!), dhe zgjodhi Shenjtërinë Tuaj si Primatin e ri.
Nuk kemi asnjë dyshim se, duke pasur si shembull Krishtin Kryeprift, dhe i thirrur në këtë hir madhështor, do të përpiqeni për shpalljen e së vërtetës së përjetshme të Ungjillit të Logos-it në grigjën Tuaj shpirtërore nga froni që ju është besuar, ndërkohë që edhe do të luftoni, së bashku me Primatët e tjerë, të “ruani unitetin e Frymës me anë të lidhjes së paqes” (4:3).
Fortlumturia Juaj, mirënjohës Zotit për zgjedhjen tuaj, mbetem ndërmjetuesi juaj përpara Fronit të Mbretit të Lavdisë, së bashku me Hierarkët, klerin dhe popullin besnik të Kishës së Shën Savës.
† Porfiri
Patriarku i Serbisë