EmailFacebookKontakt

Urim nga Patriarku i Rusisë, Kirili

Patriarku i Rusisë † Kirili

Fortlumturi, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, z. Joan

Ju përgëzoj sinqerisht për zgjedhjen tuaj si Primat i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë! Providenca e Perëndisë, me vullnetin e Sinodit të Shenjtë (të Kishës së Shqipërisë), ju vendosi në krye të kishës martire, duke ju bërë pasardhës të të ndjerit të bekuar, Kryepiskopit Anastas. Nga ky pozicion, ju jeni thirrur të kujdeseni për unitetin e Kishës, duke mbrojtur me zell pastërtinë e besimit dhe themelet e Kishës, gjë që në kohët e sotme të vështira kërkon mençuri të veçantë dhe guxim të madh. Lutem me zjarr për ju dhe me gjithë zemër uroj që hiri i Shpirtit të Shenjtë të forcojë gjithmonë zellin tuaj shpirtëror dhe fizik, në mënyrë që me mundin tuaj të përhapet dhe të lavdërohet fjala e Zotit. Zoti ynë Jisu Krisht e shtoftë grigjën e devotshme që ju është besuar, duke i dhuruar shpëtim të përjetshëm bijve besnikë të Zotit.

† Kirili
Patriarku i Moskës dhe i Gjithë Rusisë