EmailFacebookKontakt

Urim nga Patriarku i Gjeorgjisë, Ilia II

Patriarku i Gjeorgjisë † Ilia

Fortlumturia e Tij Joani, Kryepiskopi i Tiranës dhe i Gjithë Shqipërisë

16 mars 2025

Fortlumturia Juaj,
Në emër të Kishës Orthodhokse të Gjeorgjisë dhe personalisht, në emrin tim, ju përgëzoj me gjithë zemër për zgjedhjen tuaj si primat i Kishës së Shqipërisë.

Zoti ju dhëntë shëndet, jetëgjatësi, fuqi shpirtërore dhe urtësi, që të përmbushni përgjegjësinë e madhe që ju është besuar, që kështu të jeni pasues i denjë i shërbesës së Fortlumturisë së Tij Anastas.

Shpresojmë që me udhëheqjen tuaj, lidhjet midis kishave tona do të forcohen dhe puna juaj si hierark i drejtues do të jetë frytdhënëse, duke sjellë gëzim për grigjën tuaj edhe për mbarë Orthodhoksinë.

Zoti ynë Jisu Krisht dhe Nëna e Tërëshenjtë e Zotit ju mbështetshin!

Me dashuri vëllazërore në Krishtin.
† Ilia II
Patriarku i Gjeorgjisë