EmailFacebookKontakt

Urim nga Mitropoliti i Çekisë dhe Sllovakisë, Rastislavi

Mitropoliti i Çekisë, † Rastislavi

Drejtuar Fortlumturisë së Tij, Joanit,
Kryepiskopi i zgjedhur i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë.

Fortlumturi!
Me lutje të sinqerta, ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj në Fronin Kryepiskopal të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Jeta juaj ka qenë një dëshmi e përkushtimit të palëkundur ndaj thirrjes së Perëndisë, të cilën e dëgjuat që në rininë tuaj. Duke iu përgjigjur kësaj thirrjeje, përqafuat Krishterimin në periudhën e vështirë të ateizmit militant dhe, më vonë, u bëtë bashkëpunëtor besnik i Kryepiskopit të ndjerë Anastas, duke e ndihmuar në përpjekjen e tij të vështirë për ringjalljen e Orthodhoksisë së Shenjtë në tokën e bekuar të Shqipërisë.

Tashmë jeni thirrur që të vazhdoni këtë mision të shenjtë, duke u ngarkuar me përgjegjësinë e madhe të udhëheqjes së Kishës Orthodhokse të Shqipërisë.

Me gjithë zemër i uroj Fortlumturisë Suaj shëndet të mirë, shumë vite të bekuara dhe ndihmën e hirshme të Perëndisë në punën që ju pret përpara.

Me dashuri në Zotin,

† Rastislavi
Kryepeshkop i Presovit, Mitropolit i Tokave Çeke dhe Sllovakisë