EmailFacebookKontakt

Ungjillor Llukai (18 tetor)

Predikimi i Apostullit Pavli (29 qershor) në Aeropagun e Athinës (në vitin 50 pas Kr.) e përqafuan “Dionis Areopagjiti dhe një grua e quajtur Damaridë, edhe [pak] të tjerë bashkë me ta” (Vep. 17,34). Rrjedhimisht, Shenjti mbrojtës i Athinës së filozofisë, si deputet-anëtar i Gjykatës së lartë, do të ishte dhe gjyqtar dhe intelektual i shquar.

Ishte episkop i parë i Athinës, ose më saktë, i dyti, pas profesorit të tij Shën Jerotheut (4 tetor), të cilin e kishte hirotonisur Pavli. Të tjerat janë të diskutueshme. Ndodhej në Egjipt kur gjatë Kryqëzimit u bë eklipsi i diellit jashtë ligjeve natyrorë. Atëherë, nxjerr konkluzionin se “ose Perëndia vuan, ose çdo gjë zhduket”. Sapo diskutoi në shtëpinë e vet me Pavlin, dilema e tij u sqarua, kështu që u pagëzua familjarisht. Shkoi në Kretë dhe në Jerusalem, ku takoi të Tërëshenjtën. Në varrimm e saj erdhi përsëri, i sjellur mbi një re. Ishte i pranishëm edhe në martirizimin e Pavlit. Më vonë shkoi përsëri në Romë, ku edhe veproi.

Gjithashtu, u bë episkop i parë i Parisit. Aty kryente mrekullira dhe përhapte besimin. Predikoi edhe në Spanjë dhe në Britani, derisa iu pre koka në Paris, së bashku me nxënësit e tij, që kremtojnë të njëjtën ditë, Shën Rustiko dhe Shën Lefteri (3 tetor). Më pas vetë mori kokën e tij (!) dhe e çoi dhe ia dha një gruaje shpresëtare (sot ruhet në Mal të Shenjtë). Ndërkohë, shumë besojnë se tjetër ishte Dionisi, episkop i Parisit, që në shekullin e 3-të u martirizua së bashku me presviter Lefterin dhe dhiakun Rustiko.

Me emrin e Areopagjitit ruhet përmbledhja teologjike shumë shpirtërore, tepër e studiuar, por tepër e diskutueshme (qysh nga shek. i 6-të) përsa i përket autorësisë së saj, e përbërë prej dhjetë letrash dhe katër studimesh të vyera: Për a) Emrat hyjnorë, b) Teologjinë Mistike, c) Hierarkinë qiellore (engjëllore) dhe d) Hierarkinë kishtare (tokësore), që në misteret shton edhe kurën e murgjërve dhe varrimin. Thekson se dashuria hyjnore, pas katarsis (pastrimit) dhe ndriçimit çon në hyjnizim.

Ishte grek, ndofta nga Antiokia dhe “mjek i dashur” (Kol. 4,14) i Apostullit Pavli (29 qershor).

Në veprën e tij historike tepër të vyer “Veprat e Apostujve”, që merren kryesisht me Apostullin Petri (29 qershor) dhe akoma më kryesisht me Pavlin – nga v. 16,10, flet në vetën e parë shumës. Pra, ai ndoqi Pavlin nga udhëtimi i dytë apostolik e deri në fund si bashkëpunëtor i përkushtuar i tij. Madje, në Letrën e Dytë Timotheut (4,11), Pavli i burgosur në Romë, tashmë në moshë të thyer, thotë se pranë i kishte mbetur vetëm Llukai.

Më vonë, sipas Etërve, ai predikoi si në Dalmaci (Jugosllavi), në Francë, Itali, Greqi (Maqedoni dhe Akai), ashtu edhe në Lindje, madje arriti gjer në Libi dhe Egjipt, dhe më konkretisht u bë kryeprift dhe fjeti ose u martirizua (rreth moshës tetëdhjetë vjeçe) në Tebaidë të Egjiptit – sipas një versioni tjetër në Tebë të Greqisë. Në varrin e tij në Tebë Perëndia derdhi kolire për sytë, kështu që u bë më se i njohur!

Perandori Konstand (337-361) iu lut dukës Shën Artemit (20 tetor) dhe transferoi lipsanin e tij në Bizant, ku u vendos në Kishën e Apostujve të Shenjtë, së bashku me të tjerat (20 qershor).

Ungjilli i tij i detajuar, më i provuari nga ana letrare, u drejtohej idhujtarëve. Analizon lutjen, gëzimin, shpresën; me gjithë mentalitetin e atëherëshëm, ai lartëson shumë gratë. Dhe sjell një strukturë thellësisht shoqërore, ruan parabolat e të pasurit naiv, e të pasurit dhe Llazarit, e samaritit të mirë dhe të plankprishësit. Krishti erdhi për të vobektët! Mundon të pasurit e padrejtë dhe nxit drejt dhembshurisë. Gjithashtu, ruan edhe himnet e mbrëmësores dhe mëngjesores: “Shpirti im madhëron Zotin” (1,46-55), “I bekuar qoftë Zoti” (1,68-79), “Lavdi Perëndisë që është në më të lartat” (2,14) dhe “Tani përlëshe” (2,29-32). Ndërsa kapitulli i 27-të i Veprave të Apostujve është thesar i shkencës së lundrimit detar.

Llukai (= i ndritur) duket nuk ka qenë shok i Kleopit gjatë udhëtimit drejt Emmausit. Një traditë shumë e vjetër e konsideron si të parin piktor të ikonave të Hyjlindëses, të cilës i pëlqyen shumë.

At Ju.