EmailFacebookKontakt

Ungjilli i të Dielës së Dafinave

Ungjilli i të Dielës së Dafinave (Joan. 12,1-8)
Jisui pra, gjashtë ditë para Pashkës erdhi në Vithani, ku ishte Llazari që
kishte odekur, të cilin e kishte ngjallur së vdekurish. Prandaj atje i bënë një
darkë, dhe Marta shërbente, dhe Llazari ishte një nga ata që rrinin në
tryezë bashkë me të. Atëherë Maria, si mori një shishe me miro nardi të
pastër, shumë të shtrenjtë, leu këmbët e Jisuit dhe i fshiu këmbët e tij me
flokët e saj; dhe shtëpia u mbush me erën e miros. I thotëpra një nga nxënësit
e tij Juda i Simon Iskariotit, ai që do ta dorëzonte: Pse të mos shitej kjo
miro treqind dinarë e t’u jepeshin të varfërve? Dhe këtë e tha,jo se kujdesej
për të varfërit, por se ishte vjedhës, dhe kishte arkën, dhe mbante nga ato
që futeshin brenda. Tha pra Jisui: Lëre, ajo e ruajti për ditën e varrimit
tim. Sepse të varfërit janë gjithmonë mes jush; por mua nuk më keni
përgjithmonë.
Të nesërmen, një turmë e madhe që kishin ardhur në të kremten, kur dëgjuan
se po ujen Jisui në Jerusalem, morën degë palmash, dhe i dolën përpara ta
pritnin, dhe zunë të thërritnin: Hosana, i bekuar është ai që vjen në emrin
e Zotit, mbreti i Izraelit.