EmailFacebookKontakt

Ungjilli fillon e mbaron me një thirrje për pendim

Uji e gjen pastërtinë e tij kur kalon përmes filtrit shpirtëror të pendimit. Kështu, kur rrëfe- hem, e akuzoj veten për çdo të keqe, sepse nuk ka ndonjë mëkat në botë që nuk e kam bërë qoftë dhe me mendim në një fije të sekondës. Të tilla lëvizje të shpirtit zbulojnë qartësisht gjendjen time të mëkatit. Mëgjithatë, derisa jemi në jetë kemi mundësi të korrigjohemi. Ungjilli fillon e mbaron me një thirrje për pendim. Mësi- mi i asketëve të shenjtë dhe i Etërve të Kishës tregon se kur njeriu i ofron Perëndisë lutjen e tij jo si mëkatar, por si i drejtë, ajo nuk ngjitet në Fronin e Perëndisë, sepse Biri i Perëndisë nuk erdhi të thërrasë të drejtët (Un 1 :8),dhe ata që ndodhen për pasojë larg së vërtetës, por ata që njohin mëkatet e tyre. «Ne nuk mund të për- shkruajmë oqeanin që na ndan nga Parajsa shpirtërore pa pasur anijen e pendimit drejtuar nga frika e Perëndisë, dhe pa këta drejtues oqeani i madh do të na përpijë. Pendimi, është anija ; frika është timoni; sa për dashurinë, është porti hyjnor […] ky është porti drejt të cilit shkoj- në të gjithë ata që mundohen dhe lodhen për pendimin; por kur të arrijmë tek dashuria, kemi mbërritur tek Perëndia.»

Pendimi është pëlhura e fundit e jetës sonë asketike. Shën Efrem Siriani na ka lënë këtë lutje të domosdoshme «vlerësomë të shikoj fajet e mia». Të shikosh mëkatet e tua është një akt shpirtëror i një rëndësie themelore për cilindo që kërkon të shikojë fytyrën e Perëndisë së Gjallë. Ky akt është veprimi i vetë Perëndisë tek ne. Të rrallë janë njerëzit që kapin me intu- itën e zemrës natyrën e vërtetë të mëkatit. Zako- nisht, ata vendosen në nivelin e moralit njerëzor, dhe nëse ndonjëherë ngrihen përmbi të, gjithsesi nuk është e mjaftueshme.

Përmes rrugëve që na lejojnë të njohim mëka- tet tona, më e rëndësishmja është besimi në hyjshmërinë e Krishtit; falë këtij besimi, dashuria e Frymës së Shenjtë zbret tek njeriu. Ai që njeh nga përvoja e tij zjarrin e shenjtë të Dashu- risë hyjnore, natyrisht përpiqet të mbetet në këtë gjendje të bekuar. Nëse ai kryen ndonjë veprim, ose thjesht ndonjë lëvizje e brendshme që ka për efekt të dobësojë ndjenjën e dashurisë hyjnore, ky pakësim i hirit na zbulon një dhunim tonin ndaj Drejtësisë hyjnore. Atëherë ai kthehet drejt Zotit me një lutje të zjarrtë pendimi; falë kësaj lutjeje, merr faljen. Sa më i madh ka qenë hiri në orët e vizitave të Shpirtit të Shenjtë, më i dhimbshëm dhe më i thellë do të jetë pendimi. Një njeri i tillë jeton para Perëndisë me thjeshtësi duke e lënë veten të drejtohet nga dashuria dhe frika e Zotit; ky njeri mund të lartësohet deri në përsosmërinë e shenjtërimit pa e kuptuar atë.

Një tjetër rrugë për të njohur mëkatin është që të vendosim veten nën gjykimin e fjalës hyjnore. Për një shqyrtim të pastër të gjendjes së tij të brendshme, shpirti i njeriut bindet që nuk i zbaton urdhërimet, prandaj dhe pendohet. Që kjo nugë ta afrojë me qëllimin e kërkuar, është e domosdoshme të studiojë me zell ligjin e Zotit, sepse «i madh dhe pa fund është ligji yt» (Ps.118 :96) dhe «sa të thella janë mendimet e tua o, Zot.» (Ps. 91 :6) Ndërgjegjja dhe intelekti i njerëzve qëndrojnë në një nivel më inferior nga urdhërimet, për vetë aftësinë depërtuese në fushën e Shpirtit. Që të arrijmë në gjendjen e pendimit duhet të përparojmë në këto dy rrugë: zemra dhe mendja; më pas, në jetën e përjet- shme, autentike, ato do të bashkohen dhe do të formojnë një të vetme. «Perëndia është da- shuri»(Un. 1 :5)Ainanjehnetëgjithëvedhe në Të gjithçka është një. Po ashtu edhe njeriu duhet të arrijë gjendjen e dashurisë hyjnore, e cila do të pasohet nga njohja e Perëndisë dhe e vetes së tij.

Të gjitha përvojat tona tokësore janë të për- kohshme, por marrëdhëniet tona me Perëndinë e kapërcejnë kohën. Të lëshuar në hapësirat e Frymës së përjetshme me një lutje që lind nga urrejtja për veten, ne lutemi pa e lënë vëmendjen tonë të rikthehet sërisht tek ne. Në fillim të pendimit tonë dominon hidhërimi, por më pas shohim të veprojë tek ne energjia e një jete të re e cila prodhon një transformim të mrekullueshëm të frymës sonë.[…] Lëvizja e pendimit paraqitet vetë si zbulimi i Perëndisë së dashurisë. Na paraqitet gjithmonë e më qartë imazhi i papër- shkrueshëm, madhështor i Njeriut të lindur para kohërave. Duke soditur këtë bukuri, fillojmë të kuptojmë se në çfarë prishje të tmerrshme jemi katandisur. Dhe ne vuajmë përsëri, por me një vuajtje e panjohur deri më atëherë. Kjo vuajtje nuk na gëlltit, por na frymëzon. Tashmë jemi hedhur në hapësirat hyjnore. Jemi zhytur në habi për shkak të asaj që po ndodh me ne, e cila po na tejkalon. Jemi bërë shumë të vegjël, jemi përulur deri në limitin më ekstrem të opinionit tonë për veten, por ndërkohë, Zoti vjen të na përqafojë si Ati i plangprishësit. Frika dhe tur- bullimi largohen. Perëndia na zbukuron me dhurata madhështore, ndër më të çmuarat është dashuria që përmbledh të gjitha. Nga vuajtje në fillim, pendimi kthehet në gëzim dhe butësi të dashurisë, dhe dashuria merr një formë të re: dhembshuri për çdo qenie të privuar nga Drita hyjnore.

Arkimandrit Sofron Sakharov (Material i shkëputur nga libri “Të shikosh Zotin ashtu si është”)

Përktheu: Eleni Pani