UNGJILLËZIMIISË TËRËSHENJTËS MARI
… Pas rënies sonë, duke duruar
në zemërgjerësinë e Tij të pafund,
Perëndia kishte përgatitur pak nga
pak njerëzimin, nga brezi në brez,
me ngjarje të lumtura dhe fatkeqe,
për kryerjen e Misterit të Madh
që ishte fshehur para gjithë she-
kujve: Mishërimi i Fjalës. Ndonë-
se e dinte, që më përpara, se na-
tyra njerëzore do të ishte faji i nje-
riut dhe i pasojave të tij tragjike,
(vijon në faqen 2) duke pasur si qëllim këtë mister, ai e krijoi gji- thashtu natyrën njerëzore, që të përgatiste një Nënë, e cila përmes bukurisë së shpirtit të saj të pacenuar, e stolisur me të gjitha virtytet, do të tërhiqte mbi veten vështrimin e të Tërëfuqishmit duke u bërë nusërore e Fjalës, ena e Atij që i mban të gjitha, Pallati i Mbretit të Qiellit dhe mbarimi i planit të Tij hyjnor.
Gjashtë muaj pas ngjizjes së mrekullueshme të Atij që duhet të ishte në çdo gjë Pararendësi i Shpëtimtarit (Lluk. 1.17), Gabrieli, Kryeengjëlli i mëshirës (8 nëntor), u dërgua nga Zoti në Na- zaret të Galilesë, pranë Virgjëreshës Mari, e cila pasi doli nga Tempulli, ishte fejuar me të drejtin dhe me të pastrin Josif, që të ishte kuj- destar i virgjërisë së saj. Duke ardhur në shtëpi papritur, me pamje njeriu dhe me një shkop në dorë, engjëlli e përshëndeti Hyjlindësen, e cila do bëhej ngushëllimi i lotëve të Evës, duke thënë: “Gëzohu, o Hirplote, Zoti është me ty!” (Lluk. 1.28). Para kësaj shfaqjeje të çuditshme Virgjëresha la çikrikun dhe, e trazuar nga këto fjalë të të patrupit, pyeti me vete mos ndoshta ky lajm gëzimi ishte, ashtu si për Evën, ndonjë mashtrim tjetër nga ana e atij që di të shndërrohet në engjëll drite (II Kor. 11.14). Por Engjëlli e siguroi dhe i tha: “Mos ki frikë Mari, sepse ke gjetur hir para Perëndisë. Mos u frikëso me pamjen time të çuditshme dhe nga këto fjalë gëzimi. Dikur, nga mashtrimi i gjarprit, natyra jote u dënua për dhimbje dhe rënkime, ja tek do të ngjizesh e do të lindësh bir, duke u për- mbushur në ty edhe parathënia e profetit Isaia që thoshte: “Ja Virgjëresha do të mbetet me barrë dhe do të lindë bir! Dhe do ta quash me emrin Jisu – që do të thotë Shpëtimtar. Ai do të jetë i madh dhe do të quhet Biri i të Shumëlartit.”
Para këtyre fjalëve të padëgjuara, Virgjëre- sha thirri: “Si do të ndodhë kjo kur unë s’njoh burrë?” Ajo nuk dyshoi për fjalën hyjnore duke treguar mosbesim, si Zaharia, i cili u dënua për këtë duke mbetur i pagojë (Lluk. 1.20), por pyeti se si do të ndodhte ky mister tek ajo që nuk njihte bashkim burri, sipas ligjit të riprodhimit të gjinisë njerëzore. Engjëlli e kuptoi atë që ajo i tha, nuk e qortoi, por i shpjegoi mënyrën e re të kësaj li- ndjeje. “Shpirti i Shenjtë do të vijë mbi ty, i cili e mbushi me hir duke e përgatitur si banesë të tij, dhe fuqia e të Shumëlartit do të të mbu- lojë me hijen e tij.” Pastaj, duke i kujtuar Elisa- betën, e cila quhej “shterpë”, dhe që do të ngjizte bir në pleqëri të saj, i tregoi se atje ku do Perë- ndia mundet ligji i natyrës, dhe e siguroi se me ardhjen e Shpirtit të Shenjtë tek ajo, do të kryhej mrekullia më e madhe se vetë krijimi i botës, dhe se duke i ulur qiejt, Mbreti i universit, Ai që mban çdo gjë, do të përulej vetë (Fil. 2.7) përmes denjimit të pamatshëm, që të banojë në
Me zërin e kryeengjëllit le të thërrasim te ty, o virgjëreshë e kulluar: Gëzohu, o Hirplote, Zoti është bashkë me ty!
(Madhërimi)
mitrën e saj, të përzihet në një bashkim pa trazim me natyrën njerëzore, të vishet me mish, të ngjy- rosur me gjakun e saj virgjëror, si purpur mbre- tëror.
Duke e ulur përulësisht shikimin e saj drejt tokës, dhe duke e bashkuar tërë vullnetin e saj me planin hyjnor, Virgjëresha iu përgjigj: “Ja
shërbëtorja e Zotit, u bëftë sipas fjalës sate!”
Më këto fjalë ajo pranoi, dhe bashkë me të edhe mbarë natyra njerëzore, ardhjen tek ajo të fuqisë hyjnore që u transmetua nga fjalët e en- gjëllit. Dhe po në atë çast u krye zënia e Shpë- timtarit. Biri i Perëndisë u bë bir njeriu, një Person i vetëm në dy natyra. Perëndia vesh natyrën njerëzore dhe e Virgjëra me plot vërtetësi bëhet me të vërtetë Nëna e Perëndisë (Hyjlindësja), që përmes këtij shkëmbimi të veçorive të natyr- shme, njerëzit e çliruar nga ferri, të mund të bëhen bij të Perëndisë përmes hirit.
Përmbushja e misterit të Mishërimit, fshehur edhe nga engjëjt, nuk ishte vetëm vepra e Atit, në mirësinë e Tij, e Birit që zbriti nga qiejt, dhe e Shpirtit që mbuloi Virgjëreshën me hijen e Tij, por Zoti priste që ajo grua e zgjedhur ndër gratë të merrte pjesë me pranimin e saj të lirë e të vull- netshëm, në mënyrë që Çlirimi i gjinisë njerëzore të ishte vepra e përbashkët e vullnetit të Perë- ndisë dhe e besimit të njeriut. Ky Mister i Madh, përgatitur që prej krijimit të botës, ndodhi nga bashkëpunimi i lirë (sinergjia) i njerëzimit me planin hyjnor. Perëndia u bë njeri, që njeriut të bëhet perëndi, dhe Virgjëresha, Nusja e Panusëruar, u bë për natyrën tonë të ripërtëritur burimi dhe shkaku i të gjitha të mirave.
Dhe mbarë krijesa, që më përpara i ishte nënshtruar prishjes nga faji i njeriut, ishte në pritje të kësaj “Po!” të Virgjëreshës, e cila shpall- te fillimin e çlirimit të saj. Për këtë arsye, qielli dhe toka të bashkuar, formojnë një kor për këtë të kremte sot bashkë me bijtë e Adamit, për të lavdëruar Perëndinë dhe për të nderuar ngjizjen e Nënës së Tij të panusëruar.
Shkëputur nga Sinaksari i muajit mars
Përktheu Eleni Pani