Përlëshorja
Sot është nisja e shpëtimit tonë, edhe shfaqja e misterit të qëmotshëm; i Biri i Perëndisë bëhet i Biri i Virgjëreshës, dhe Gabrieli ungjillëzon këtë gëzim. Prandaj le t’i thërresim Hyjlindëses: Gëzohu, o hirplote, Zoti është me ty.
Thirrtore
Lajmin e përjetshëm ta shfaqi sot Gabrieli, Shën Mari Hyjlindëse, kur të përshëndoshi e të tha me gaz: lum ti, o lule e qiellit, ferri i flakës ty s’të ndjek, o Mister, që syri s’të shikon, urë e çuditshme, që i shpie njerëzit lart në qiell; shkallë që Jakovi pa, si një profeti nëpër ëndrrat; lum, o shtambë e Mannës qiellore, që largove çdo mallkim, o shpëtimtare e njerëzve, Zoti është tok me ty.
Natyra, plot me gaz, po kremton me ne, se Kryeengjëlli sot po të përshëndosh: Gëzohu, Zonjë Shën Mari, e para mbi të gjitha gratë; sot tërbimi i gjarprit nuk merret parasysh, se mallkimi prindëror është zhdukur përgjithnjë; të gjithë, pra, të thërresim me zë të madh, Zonjë Hyjlindëse, gëzohu.
Ikonë e Ungjillëzimit të Hyjlindëses, shek. 18, vepër e ikonografit Athanasi i Korçës.