Ukrahinë
19 shekuj nga martirizimi
i Shën Klementit
Gadishulli i Krimesë
(që përfshihet në dioqe-
zën e Simferopolit të
Kishës Orthodhokse të
Ukrahinës), është një
ndër zonat e para të Ukra-
hinës ku u predikua
krishterimi. Apostulli i
parëthirrur Shën Andrea,
e vizitoi dhe duke u
ngjitur përgjatë brigjeve
të lumit Dniepër, profe-
tizoi se aty do ngrihej një
qytet i madh (Kievi).
Shën Klementi ishte
një pasues i Shën Andre-
së, në punën misionare
në Krimea. Ai kishte
qenë episkop i Romës,
me bekimin e Apostull
Petrit, dhe ishte inter-
nuar aty, në kufijtë e
Perandorisë Romake,
për besimin e tij. Edhe
në tokën e huaj, shenj-
tori vazhdoi të afronte
njerëz të shumtë tek
Krishti. Me urdhër të
Perandorit ai u mbyt në
det afër Kersonit, qytet
mbeturinat e të cilit
mund të shihen pranë
Sevastopolit.
Në shekullin IX, të
barabartët me apostujt,
Shën Kirili dhe Shën
Metodi, i gjetën lipsanet
e tij. Princi i madh Vla
dimir, pas pagëzimit të
tij në Kerson, e çoi me
nderime të mëdha lipsa
nin e kafkës në qytetin
e Kievit.
Kanë kaluar 19 she
kuj, që kur Shën Kle
menti dëshmoi besimin
e tij të zellshëm tek Shpë-
timtari, me aktin e mar-
tirizimit të vet dhe u
kthye kështu në një
ndërmjetës për ne para
Perëndisë. Për nder të
këtij përvjetori në Ukra-
hinë u bënë veprimtari
të shumta. Madje një
procesion me reliket e
shenjtorit kaloi nga
bregdeti i Sevastopolit
në një anije që kishte
emrin e të Tërëshenjtës,
“Shën Maria”, duke
udhëtuar nga Balaklava
deri në Ingerman. Gjatë
rrugës anija u ndodh në
mes të një stuhie tepër
të fuqishme, por nuk
pësoi asgjë dhe kjo u pa
nga pjesëmarrësit në
festime, si një shenjë e
pranisë së shenjtorit.
Gjatë konferencës së
rastit u kërkua ngritja e
një kishe për shenjtorin
si dhe futja e njohurive
për jetën e tij dhe të
shenjtorëve të tjerë ve-
ndas në programin e
shkollave. Gjithashtu,
në fund të detit, në ve
ndin ku thuhet se u mar-
tirizua shenjtori, u ve-
ndosën mozaikë, të bërë
me gurët e fundit të
detit, në të cilat përshkru-
hej jeta e tij, si dhe një
kepi iu dha emri: “Shën
Klementi i Romës”.