Turni i parë: “Fëmijët patën be- kimin e madh të njohin Krishtin”.
Me hirin e Perëndisë dhe me për- kujdesjen e Kryepiskopit Anastas, në Manastirin “Fjetja e Hylindëses Mari”, në Zvërnec të Vlorës edhe këtë vit u zhvillua kampi veror i djemve. Për zhvillimin e kampingut
u kujdes Zyra e Fëmijëve nën drej- timin e z. Nathan Hoppe. Në të mo- rën pjesë 100 fëmijë bashkë me sta- fin, i cili përbëhej nga katekistë, stu- dentë të Akademisë Theologjike “Ngallja e Krishtit”, si edhe stu- dentë të tjerë që studiojnë brenda (vijon në faqen 4)
(vijon nga faqja 3) dhe jashtë Shqipërisë. Këtë vit në kamp u pagëzuan 13 fëmijë nga Mitropoliti i Beratit, Ignati, i cili mbajti dhe një referat. Gjithashtu nuk mungoi në kamp atë Joan Trebicka, i cili kreu Misterin e Rrëfimit. Ai ishte edhe referues i një teme për fëmijët.
Kështu, në thelb të gjithçkaje ky kamping ishte i vlefshëm për të gjithë pjesëmarrësit, sepse edhe një herë patëm bekimin e madh të jetojmë më Krishtin, duke mësuar teorikisht mbi besimin dhe duke e zbatuar praktikisht me lutje, me stu- dimin e Biblës, si edhe me pjesëmarrjen në Mi- steret e Shenjta të Kishës sonë Orthodhokse.
J. Q.
TUrni i dytë: “Ndërgjegjësimi i të rinjve mbi rolin, traditën dhe rrugën që ka përshkuar besimi i krishterë në Shqipëri”.
Turni i dytë i kampit “Rilindja” për djemtë u zhvillua këtë vit nga datat 13-22 korrik 2011. Është bërë traditë që ky kamp të drejtohet nga pedagogët e Akademisë Theologjike, të cilët së bashku me studentët dhe bashkëpunëtorët e ndryshëm krijojnë një program shpirtëror dhe shoqëror. Kampi konsiderohet si një moment ku duhen ndërthurur momentet lutëse, pjesë- marrja në jetën liturgjike, studimi i Shkrimit të Shenjtë, diskutimet shpirtërore, argëtimi me lo- jëra të ndryshme sportive në kamp dhe në plazh, pastrim dhe mbrojtje ambienti, si dhe shfaqja e filmave e dokumentarëve të ndryshëm me për- mbajtje shpirtërore dhe shoqërore.
Gëzimin që të krijon pranimi i Krishtit, ka- mpistët e përjetuan kur tetë nga pjesëtarët e kampit pranuan, pohuan dhe u pagëzuan në emrin e Trinisë së Shenjtë. Misteri që ofroi këtë gëzim u drejtua nga Episkopi i Apollonisë, Imzot Nikolla dhe njëkohësisht drejtor i Akademisë Theologjike “Ngjallja e Krishtit”.
Pjesë e rëndësishme e kampit ishte ndërgje- gjësimi i të rinjve mbi rolin, traditën dhe rrugën që ka përshkuar besimi i krishterë në Shqipëri.
Një pjesë e kampistëve përjetuan këtë mrekulli me vizitën dhe kryerjen e Shërbesës së Dhok- sologjisë në katedralen që po ndërtohet në Ti- ranë. Ky përjetim përkon me ardhjen për herë të parë në Shqipëri, të Kryepiskopit Anastas më 16 korrik 1991, ditë e cila për disa të rinj ishte e panjohur dhe u vlejti për të kuptuar rrugën që ka përshkuar rindërtimi i Kishës sonë.
TH. Ç.
Turni i tretë: “Mirënjohje ndaj Kishës që ofroi një jetë reale dhe me përjetime të veçanta ”.
Nga 25 korriku deri më 3 gusht 2011 u zhvi- llua turni i tretë për të rinj të moshës 16 – 25 vjeç, ku morën pjesë rreth 60 të rinj dhe një staf drejtues me rreth 20 persona, ku përfshiheshin klerikë të Kishës sonë Orthodhokse, teologë, katekistë, si edhe të rinj vullnetarë, të cilët ndih- mojnë katekistët në aktivitetin e tyre gjatë gjithë vitit. Ky kamping drejtohej nga Arkimandrit Asti Bakallbashi së bashku me klerikun atë Petro Halili dhe katekistin Robert Pelushi.
Tema e këtij kampi ishte “Eja pas Meje”. Një bekim i veçantë për të pranishmit ishte vizita e Mitropolitit të Beratit, Imzot Ignatit, si dhe vizita e biseda e mbajtur nga Episkopi i Apollo- nisë Nikolla. Qëllimi i këtij kampi ishte që nëpërmjet jetës, lutjeve, bisedave dhe predikime- ve të përçonte tek të rinjtë mesazhin se “e vet- mja rrugë për të ecur me Krishtin është të jetu- arit sipas mësimeve të vetë Zotit dhe Kishës së Shenjtë Orthodhokse, e cila është shpresa dhe streha e vetme për çdo njeri për të ecur në rru- gën e shpëtimit”.
Nata e fundit, e cila u shoqërua me shpër- ndarjen e dhuratave për fituesit e lojërave dhe konkurseve të ndryshme, të organizuara gjatë periudhës së kampit, si dhe përshëndetjet e ndry- shme, nuk mund të hiqet nga memoria e gjithë kampistëve, të cilët shpreheshin mjaft mirënjo- hës ndaj Kishës, që u ofroi një jetë reale, ndryshe nga ajo që ofron jeta e përditshme.
Përgatiti I. Koti