“Udhëkryqi i jetës”
Në datat 26-28 maj në ambientet e Akademisë Te- ologjike “Ngjallja e Krishtit” në Shën Vlash të Durrësit u zhvillua konferenca me temë “Udhëkryqi i jetës”. Në këtë konferencë morën pjesë mbi 100 gjimnazistë nga qytete të ndryshme të vendit, pjesa më e madhe e të cilëve ishin maturantë: Programi i konferencës dhe mbarëvajtja e saj ishte orga- nizuar nga studentët e vitit të katërt të Akademisë.
Gjimnazistët, pasi u ako- moduan në ambientet e Akademisë, u ndanë në grupe, gjë e cila funksionoi gjatë gjithë periudhës që kaluan në konferencë. Rreth orës 1830 të ditës së parë të aktivitetit të gjithë së bashku u mblodhën në kishën e Manastirit për të filluar aktivitetin me lutje, me shërbesën e Paraklisit. Pas ngrënies së darkës, programi i asaj dite vazhdoi me një veprimtari argëtu- ese si valle, këngë dhe lo- jëra të ndryshme.
Pjesëmarrësit u njohën gjithashtu nga afër me stu- dentët, ambientet e Akade- misë, jetën dhe veprimta- ritë e ndryshme që zhvillo- hen atje. Ata duhet ta shi- kojnë Akademinë si pjesë të edukimit të tyre shpirtëror
dhe formues. Kjo do të ishte edhe një zgjidhje e udhëkryqeve të jetës së tyre.
Mesditën e së shtunës drejtori i Akademisë Teolo- gjike Imzot Ilia mbajti një fjalë mirëseardhjeje. Ai i këshilloi gjimnazistët tëjenë vigjilentë në jetën e tyredhe ta pranojnë thirrjen e Zotit në çdo drejtim të jetës, duke kryer gjithmonë vullne- tin eTij.
Gjithashtu një prej stu- denteve të vitit të katërt, Elena Krakulli, theksoi: “Se- cili në jetën e vet ka një për- vojë nostalgjike. Ajo duket e pëlqyer para Zotit, sepse brenda saj mbart dëshirë dhe përpjekje që do të thotë realizin’! dhe vullnet”.
Më pas pjesëmarrësit e kësaj konference bënë një shëtitje në plazhin e Durrë- sit, ndërsa në mbrëmje ndo- qën programin “Konferenca flet me foto”.
Ky aktivitet përfundoi ditën e diel, pas Liturgjisë Hyjnore dhe gjimnazistët u larguan me përshtypjet më të mira dhe me shumë falë- nderime. Akademia Teolo- gjike i ka dyert e hapura për të rinjtë që dëshirojnë ta vizitonjë apo të ndjekin stu- dimet në të.
Sofia Brega