EmailFacebookKontakt

U zhvilluan kampingjet e rinisë orthodhokse

U zhAilluanJynii]3in^
të rinisë orthodhokse
Mjedise për rigjenerimin
shpirtëror dhe fizik
– Në çdo turn të tyre morën pjesë nga 120-160 djem dhe vajza, të
ndarë sipas grupmoshave –

Një ndër veprimtaritë, që çdo
vit ka ngjallur interes të veçantë tek
të rinjtë, janë edhe kampingjet
rinore orthodhokse, të cilat, me
bekimin dhe kujdesin e veçantë të
Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit
Anastas, tashmë janë kthyer në një
traditë për Kishën tonë.
Nga viti në vit këto kampingje
e kanë rritur nivelin e tyre, si në
drejtim të punës edukative ashtu
edhe të kushteve e veprimtarive të
larmishme, duke bërë të mundur
realizimin më mirë të qëllimit të tyre:
afrimin e të rinjve më pranë
Perëndisë, por edhe çlodhjen e
kalimin sa më këndshëm të
pushimeve verore. Kjo përvojë bëri
të mundur, që edhe këtë vit të

organizohen 6 kampingje rinore, për
vajza dhe djem.
Kampingu rinor “Rilindja”,
për djem, u vendos përsëri në
mjediset e manastirit “Fjetja e Hyj-
lindëses”, në ishullin e mrekullue-
shëm të Zvërnecit, në lagunën e
Nartës, pranë qytetit të Vlorës.
Edhe kampingu i vajzave, me emrin
domethënës “Bariu i Mirë”, u
zhvillua sërish në mes të natyrës
së bukur, në Manastirin e Shën
Joan Vladimirit, në Elbasan.
Kampingjet filluan në datën 27
qershor dhe mbaruan më 7 gusht.
Kohëzgjatja e çdo kampi ishte 1 Σ­
Ι 3 ditë, dhe në secilin turn morën
pjesë 120-160 vetë nga e gjithë
Shqipëria, të ndarë sipas grupmo-

shave të ndryshme: femijë, gjimna-
zistë e studentë.
Tema qëndrore e kampeve të
sivjetshëm ishte: “Jeta jonë,
udhëtim me Perëndinë”, për të
cilën u zhvilluan leksione dhe
biseda nga të ftuar të ndiyshëm.
Veprimtaritë e shumta që u
zhvilluan gjatë kampit, si: studimet
në grupe të Shkrimit të Shenjtë,
shërbesat fetare, agripnitë, temat
sociale, puna e dorës, aktivitetet

sportive, nata shqiptare, ekskur-
sioni, nata e zjarrit, si edhe shumë
aktivitete të tjera, i dhanë mundësi-
në të rinjve të njihen më nga ater
me njëri-tjetrin dhe të kalojnë disa
ditë të paharrueshme me dashurinë
e Krishtit në zemër.
Kampingje të tjera lokale u
zhvilluan në Mitropolitë e Korçës
e Gjirokastrës.
Jezuela Bardhi