EmailFacebookKontakt

U zhvillua simpoziumi i përkthimit

U ZHVILLUA SIMPOZIUMI I PËRKTHIMIT
Seancat u drejtuan nga Fortlumturia e Tij, Prof. Dr. Anastasi
Nga 5 deri 7 nëntor në Tiranë u zhvillua
një veprimtari, që për herë të parë mblodhi
në një nga sallat e Pallatit të Kongreseve, jo
vetëm përfaqësuesit e besimeve të krishtera,
të bashkuar në Shoqërinë Biblike Ndër-
konfesionale të Shqipërisë, por edhe studiues
e përkthyes të vendit e të huaj, intelektualë,
studentë të teologjisë dhe gjuhëve të huaja etj.
Interesimi ishte i veçantë, sepse do të di-
skutohej dhe jepej përvoja për përkthimet
biblike, me synimin për të gjetur rrugë dhe
vullnet të përbashkët për realizimin e një
përkthimi unik ndërkonfesional të Shkrimit
të Shenjtë. Kjo do ta bëjë atë më të kuptue-
shëm dhe më të afërt për masën e gjerë, e cila
has vështirësi në përdorimin e teksteve
liturgjike tradicionale të komuniteteve të ve­
ganta. (Mbledhja e themelimit të SHBNSH u
mbajt në 20 shtator 1996, nga ku u zgjodhën:
President i saj, Kryetari i Konferencës Ipe-
shkvnore të Shqipërisë Mons. Rrok Mirdita,
Kryetar i Këshillit Ekzekutiv Kryepiskopi i
Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë,
Fortlumturia e Tij Anastasi, kurse Sekretar i
përgjithshëm, anëtari i Vëllazërisë Ungjillore
të Shqipërisë, z. Altin Hysi.)
Në mbasditen e 5 nëntorit u zhvillua sea-
nca prezantuese, të cilën e hapi Fortlumturia
e Tij, Prof. Dr. Anastasi. Pastaj përshëndetën,
Mons. Hill Kabashi për Komunitetin Katolik,
z. Albert Dosti, President i Vëllazërisë
Ungjillore të Shqipërisë dhe z. Altin Hysi, për
t’u kaluar pastaj në referatet. I pari e mori
Nëfotot: Çaste nga Konferenca
fjalën Kryepiskopi, Prof. Dr. Anastasi, i cili
mbajti temën “Përkthimi i Biblës, një traditë
standart e Kishës”. Në temën e tij Kryepiskopi
theksoi atë, se në mënyrë të përsëritur në
Bibël thuhet se çdo popull duhet ta njohë
vullnetin e Perëndisë dhe ta falenderojë Atë
në gjuhën e vet, duke e mbështetur këtë me
shembujt e sjellë nga tradita shekullore e
Kishës. Fortlumturia e tij u ndal edhe tek
tradita e përkthimit të
Shkrimit të Shenjtë e kri-
juar në Shqipëri, për të
kaluar tek bashkëpunimi i
iniciuar në vitet e fundit për
përkthimin e Biblës në gju-
hën letrare, që çoi në kriji-
min e shoqërisë Biblike
Ndërkonfesionale të Shqi-
përisë. Ai shprehu shpresën,
se seminari do t’i japë një
shtysë të re këtyre përpje-
kjeve dhe falenderoi të
gjithë ata që e bënë të mu-
ndur mbajtjen e tij, duke
përfunduar, se “Dhënia e
Shkrimit të Shenjtë në
gjuhën e gjallë të popullit
përbën kërkesën parësore për Shqipërinë. Kjo,
sepse fuqia madhështore e rilindjes së indi-
vidëve dhe popullit mbetet gjithmonë vepër e
Perëndisë”.
Pastaj e mori fjalën Dr. Manuel Jimba-
shian, i cili foli për traditën dhe historinë e
përkthimeve biblike, duke theksuar se Sho-
qëria Biblike asnjëherë nuk ka punuar për
përkthime të caktuara pa një bashkëpunim
të ngushtë me Kishat lokale.
Të premten, 6 nëntor, në seancën e mën-
gjesit, Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij Joani,
mbajti një kumtesë, ku bëri një vështrim hi-
storik mbi përkthimet fetare në Kishën Ortho-
dhokse. Ai vuri në dukje, se “Historia e për-
kthimeve në Kishën Ortho-
dhokse është e lidhur me ne-
vojën shpirtërore të besim-
tarëve orthodhoksë. Ka të
dhëna, ndonëse jo të shumta
e të qarta, se ka pasur për-
pjekje për një përdorim të
shqipes, qoftë edhe të pje-
sshëm, në shërbesat fetare të
Kishës Orthodhokse edhe
para pushtimit turk…” Dhe,
pas një vështrimi të gjerë
historik, u ndal në përpjekjet
që po bëhen pas rilejimit të
ushtrimit të besimit, kur
duke parë edhe mangësitë e
mëdha në literaturën fetare,
një nga objektivat kryesore të
Kishës, krahas objektivavetë
tjera urgjente, është edhe pa-
jisja e klerikëve dhe e besim-
tarëve me këtë literaturë. Për të plotësuar
këtë nevojë, Kryepiskopi Anastas ngriti një ko-
mision, për të rifilluar punën me përkthimet.
Në fund, Hirësia e Tij e mbylli, duke vënë në
dukje, se ndoshta tani ne ndodhemi në një fazë
të re, që kërkon një bashkëpunim të të gjithëve
për unifikimin, përsa është e mundur të ter-
minologjisë dhe për një përkthim të saktë dhë
dinjitoz të Shkrimit të Shenjtë, ku duhet të
TiRANË 05 07 NËNTOR 1998
SHOQEB BIBLIKE ΝΟΜΜΟΝΑΙΕ E SH
SIMPOZIUMI I PtMTH!
përfshihen teologë dhe gjuhëtarë, si dhe për
një botim kritik të tij.
Pastaj, prifti orthodhoks Dr. Sergei Ovsi-
anikov nga Hollanda (me origjinë ruse), u ndal
në “Tipat” e përkthimeve biblike, Dr. Eduard
Tupja foli për “Titujt, përkthimi i tyre”, ndërsa
Dr. Donika Omari për “Roli i përkthimit në
ruajtjen, zhvillimin dhe pasurimin e gjuhës
letrare kombëtare”.
Mbasditen e së premtes, Dr. Karlo Buxeti
foli për “Përkthimin në gjuhën e përditëshme
i Biblës në italisht”, Dr. Agim Hidi për “Gjuha
Shqipe dhe përkthimi i Shkrimit të Shenjtë”,
Dr. Viktor Ristani për “Analiza e tipareve të
ligjërimit në proçesin e përkthimit…”, si dhe
u lexua në mungesë kumtesa e Dr. Engjëll
Sejdaj “Emërtimet Biblike të Hyjit Zot”.
Të shtunën, 7 nëntor, që ishte dhe dita e
fundit e veprimtarisë, Dr. Jimbashian foli për
“Septuaginta, si një përkthim”, Dr. Ovsianikov
për “Projekte përkthimi në Rusi e Hollandë”,
kurse Dr. Buxeti për “Bashkëpunimin ndër-
konfesional, për përkthimin e Biblës në Itali”.
Duhet vënë në dukje, se të gjitha seancat
u drejtuan nga Kryepiskopi Anastas, në cilë-
sinë e kryetarit të Këshillit Ekzekutiv të
SHBNSH, i cili luajti edhe rolin e një mode-
ratori në diskutimet e ndërhyrjet e shumta
që pasonin referatet, duke vënë gjithmonë në
dukje specifikat e kontekstit Shqiptar, ku tre
breza nuk patën mundësi ta lexonin fjalën e
Zotit dhe theksoi, se do donte që të bëhej për-
kthimi më i mirë i mundshëm në shqip i Bi-
blës, duke përdorur të gjitha potencialet njerë-
zore, pa ndonjë etiketë. Këto ndërhyrje u mirë-
pritën e duartrokitën nga gjithë të pranishmit.
Kjo veprimtari, e konceptuar si shkë-
mbim përvoje midis përkthyesve të Shkrimit
të Shenjtë dhe të fushave të ndryshme, mund
të quhet një fazë e rëndësishme në gjetjen e
një pozicioni e vullneti të përbashkët ndërmjet
të krishterëve të Shqipërisë, për të pasur sa
më shpejt një përkthim dinjitoz të Fjalës së
Perëndisë, të kuptueshëm nga të gjithë.
Th. Dh.