EmailFacebookKontakt

U zhvillua ceremonia e varrimit të Patriarkut Petro VII i Aleksandrisë

Primatë dhe hierarkë të lartë nga e gjithë bota morën pjesë në Kairo, Egjipt, në funeralin e Patriarkut Petro VII, i cili vdiq në një aksident ajror me helikopter. Në ceremoninë e kryer në Manastrin e Shn Gjergjit, në pjesën e vjetër të qytetit, morën pjesë Patriarku Ekumenik Vartholomeu, Kryepiskopi i Greqisë Kristodulos, Kryepiskopi i Shqipërisë Anastasi, përfaqësues nga kishat e tjera orthodhokse, nga Vatikani, kryetari i Kishës Kopte të Egjiptit Shenuda III, autoritete politike etj.