U ndihmuan 18 mijë të ardhur nga lufta në Kosovë
– Program! i realizuar në ndihmë të tyre arriti në rreth 10 milionë dollarë –
– Dy kampe të administruara nga Kisha do të strehojnë ata që mbeten në Shqipëri gjatë dimrit, ndërkohë që
po shpërndahen në Kosovë mbi 1500 tonë ndihma humanitare –
Tashmë që shumica e shqip-
tarëve të ardhur nga dhuna në
Kosovë janë kthyer në shtëpi, ka-
në filluar të bëhen edhe bilancet
e ndihmës së dhënë, që ta ndje-
nin sa më pak të ishte mundur
fatkeqësinë e tyre. Por një-
kohësisht, vazhdon puna edhe
për të krijuar kushte sa më të
përshtatshme për ata që do ta
kalojnë këtu dimrin dhe për të
çuar ndihmat e nevojës së parë
në Kosovën e shkatërruar.
Në gjithë këtë përpjekje,
kontributi i Kishës sonë Ortho-
dhokse Autoqefale ka qenë shu-
më i ndjeshëm dhe i nisur qënë
çastet e para të shpërthimit të
luftës. Madje dhe më parë, kur
në periudhën tetor 1998 — shkurt
1999 u shpërndanë veshje dimë-
rore për afro 8 mijë fëmijë e gra
kosovare. Kështu, që në çastet e
para Kisha jonë i bëri apel gjithë
kishave dhe organizatave të ndi-
hmës, me të cilat bashkëpunon
në arenën ndërkombëtare, për të
ndihmuar në emergjencën e kri
juar. Për këtë u krijua një orga-
nizëm i përbashkët midis ACT,
zyrë e Këshillit Botëror të Kisha
ve për emergjencat dhe DA,
“Shërbimi i Dashurisë”, zyra e
Kishës Orthodhokse Autoqefale
të Shqipërisë për problemet so-
ciale. E gjithë kjo punë u krye
me interesimin, kujdesin dhe
mbështetjen e drejtpërdrejtë të
Fortlumturisë së Tij, Kryepi-
skopit Anastas. Për ta realizuar
punoi një staf mjaft i gjerë, me
më shumë se 80 vetë, ku 55 ishin
shqiptarë dhe të tjerët nga agje-
ncitë e ndryshme të krishtera.
Dhe puna me përkushtim i
dha frytet e veta. Vetëm nga 25
marsi deri në fund të qershorit
u bë e mundur të ndihmohen më
shumë se 18 mijë shqiptarë nga
Kosova, duke u shpërndarë 220
tonë ushqime në 10 qytete, sasi
ku duhet të shtojmë edhe disa
dhjetëra tonë ushqime e medika-
mente të siguruara nga Kryepi-
skopi Anastas jashtë skemës së
mësipërme, që u shpërndanë në
disa rrethe të vendit.
Kujdes parësor ishte ai për
ngritjen e kampeve, ku u realizua
një në Ndroq, në të cilin u stre-
huan 1332 të ardhur, si dhe dy u
bënë operativë në prag të mba-
rimit të krizës, në Luz të vogël e
në Gosë. Gjithashtu, ACT/DAiu
kalua në administrim edhe ka-
mpi me shtëpi parafabrikate
“Olimpia”, pranë Liqenit.
Por le të kthehemi te ajo çka
u bë e mundur të ofrohej. Ishin
9 shërbime të ndryshme, që u
realizuan me mjaft cilësi:
ndërtim kampesh, edukim,
shpërndarje ushqimi, kujdes për
shëndetin, shpëndarje mallrash
jo ushqimore, ndihmë me psi-
kologë, sisteme për sigurimin e
ujit dhe pastrimin e tij dhe ndi-
hmë për familjet që strehuan të
ardhurit.
(Vijon në faqen 2)
U ndihmuan 18 mijë të
ardhur nga lufta në Kosovë
Prespë – shkelje e rëndë nga klerikë të huaj
(Vljon nga faqja 1)
Kështu, në Ndroq u
punua edhe me një grup
të zgjeruar mjekësh nga
Polonia për kontrollin
shëndetësor. Përveç
ndihmës për 2 materni-
tetet e Tiranës u asistuan
edhe 8 nëna të reja dhe
32 të porsalindur me çdo
gjë të nevojshme. Gjitha-
shtu, klinika e lëvizshme
dentare e Kishës shërbe-
nte çdo javë në pika të
ndryshme, për nevojat
më esenciale. Për rastet
më të rënda shëndetësore
u morën masa për kuri-
min e tyre në vende të tje-
ra. Një shërbim i nivelit
shumë të lartë u sigurua
për rastet e traumave, me
dy specialistë nga Swed
ish Church Aid dhe Kisha
Presbiteriane Amerikane
Për fëmijët deri 7 vjeç
në Ndroq u ndërtua një
kopsht, ndërsa ata të mo-
shës shkollore merrnin
pjesë në programet edu-
kuese në shkollën lokale,
si dhe në leksionet prakti-
ke për ruajtjen nga mi-
nat, që bëheshin nga spe-
cialistët e programit.
Edhe për më të rriturit u
zhvilluan disa programe,
si dhe ndihmuan për si-
gurimin e dokumentave
të identitetit dhe për re-
alizimin e bashkimit me
familjarët që banonin në
vende të ndryshme të
Europës.
Një punë e madhe u bë
në kampin e Ndroqit dhe
për sigurimin e ujit të
pijshëm, për të cilin u bë
rehabilitimi i ujësjellësit
të fshatit, duke riparuar
tuba e elektromotorët, si
dhe u vendosën rezervua-
re me kapacitet 103 m3,
ku bëhej edhe pastrimi e
klorinimi. Ky ujë, pastaj
shpërndahej në të gjithë
kampin, i cili kishtë shë-
rbime higjieno-sanitare
të mjaftueshme (këto pu-
nime ishin kryer edhe në
kampet e Luzit e Gosës).
Për ndihmën ndaj fa-
miljeve që strehuan të ar-
dhurit u punua veçanë-
risht në prefektuarat e
Shkodrës e Gjirokastrës,
etj., ku u ndihmuan 11
800 të ardhur, së bashku
me familjet që i streho-
nin. Ata merrnin rregu-
llisht një herë në muaj
ushqime, si dhe furnizim
me paketa higjienike dhe
veshje të stinës.
Gjithashtu u krijua
edhe një fond i vogël shte-
së, me anë të të cilit u spo-
nsorizua Festival! i Fë-
mijëve në Shkodër, u ble
nd ushqime për të stre-
huarit në Pallatin e Spor-
tit, si dhe u pajisën me
kompjutera zyrat e pu-
shtetit lokal të Shkodrës.
Stafi i ACT/Da pati
edhe një bashkëpunim
shumë të ngushtë me or-
ganizatat e tjera që me-
rreshin me ndihmën për
shqiptarët e Kosovës, si
me grupin e menaxhimit
të krizës pranë Qeverisë,
UNHCR, Feed the Chi-
lldrens, misionin polak
mjekësor, AMURTEL,
Les Enfants Regees du
Monde, Catholic Relief
Service, Atlas Logistike,
Kryqin e Kuq Ndërkom-
bëtar etj.
Suksesin dhe efikasi-
tetin e veprimtarisë së
ACT/Da e dëshmoi tani
së fundi edhe fakti, se
ndërmjet 9 kampeve që u
zgjodhën për të strehuar
ata që nuk mund të kthe-
hen në Kosovë tani për
tani, 2 kampe admini-
strohen nga Kisha jonë:
ai i Ndroqit, me kapacitet
për dimrin për 260 vetë
dhe kampi “Olimpia”. Gji
thashtu, në bashkëpunim
me firma vendase do të
realizohen edhe 500 shtë-
pi të çmontueshme, të ci-
lat më pas do të çohen në
Kosovë, ku janë duke u
shpërndarë edhe 1532
tonë ndihma të ndryshme
humanitare.
Gjithë buxheti i sigu-
ruar e përdorur për qëlli-
met e mësipërme është 9
896 740 USD, për shpen-
zimin e të cilit ka pasur
përkushtim e kontroll të
rreptë e të dokumentuar.
Korresp. i “Ngjalljes”