EmailFacebookKontakt

U mblodh Komiteti Qendror i Këshillit Botëror të Kishave (WCC)

Këshilli Botër i Kishave është organizata më madhe ndër e krishterë
në botë. Ai mbledh mbi 150 kisha nga i gjithë globi, në përfaqësim të mbi
500 milion të krishterëve orthodhoksë dhe protestantë.

Nga 28 gushti deri më 5 shtator 2012, në mjediset e Akdemisë Orthodhokse të Kretës u mbajt mbledhja e Komitetit Qendror të Këshillit Botëror të Kishave. Tema qendrore e puni- meve ishin përgatitjet për Asamblenë e ardhshme të përgjithshme, që do mbahet në tetorin e vitit të ardh- shëm, në Busan, Koreja e Jugut. Ftesa për ta zhvilluar veprimtarinë në këto mje- dise ishte nga Patriarku Ekumenik Vartholomeu I, i cili përshëndeti personalisht mbledhjen në një nga sean- cat. Ai u ndal veçanërisht në origjinën hyjnore të drej- tësisë së vërtetë dhe paqes, të përfshira këto edhe në temën qendrore të Asam- blesë së ardhshme (“Zot i jetës, na drejto në rrugën e

drejtësisë dhe paqes”). Kisha jonë u përfaqësua nga Kryepiskopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë Prof. Dr. Anastasi, i cili është edhe një nga Presidentët e këtij organizmi ndër të krishterë.

Gjithashtu, Komiteti Qe- ndror diskutoi mbi krizën ekonomike që ka mbërthy- er Evropën e Jugut, situ- atën e rëndë në Siri dhe ndi- kimin që ajo mund të ketë në popullsinë e mbetur të krishterë dhe në përgjithësi për Lindjen e Mesme.

Kryepiskopi Anastas, i pranishëm në këtë mbledh- je, foli mbi shkaqet e krizës ekonomike. Fjala e tij pati jehonë të gjerë dhe dhjetëra mijë klikime në faqet ku u botua.