MaiiasUliiShënVlashit^Durrës
U mblodh Asambleja Kleriko-laike e Kishës
– Morën pjesë 259 klerikë dhe laikë në përfaqësim të të gjitha dioqezave orthodhokse –
N
ga 3-4 nëntor 2006, në mje- diset e Manastirit të Ri të Shën Vlashit dhe të Akademisë Teologjike Orthodhokse, Durrës, u mblodh Asambleja Kleriko-laike e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Në të morën pjesë 259 dele- gatë: të gjithë klerikët e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqi- përisë dhe një numër përfaqësu- esish laikë nga çdo dioqezë, burra, gra dhe të rinj orthodhoksë. Puni- met u drejtuan nga Kryepiskopi Anastas dhe anëtarët e Sinodit të Shenjtë.
Asambleja diskutoi për çështje aktuale të Kishës sonë. Ajo shqyr- toi nen për nen, diskutoi dhe më pas pranoi unanimisht Statutin e Ki- shës, i cili më pas u aprovua sipas kanoneve nga Sinodi i Shenjtë.
Asambleja ishte edhe një rast për t’u mbledhur së bashku, për të bërë njohje të reja dhe sidomos për të falënderuar Perëndinë për dhu- ratat bujare që i ka dhënë Kishës sonë në këto vite.
Asambleja Kleriko-laike mbli-
dhet detyrimisht çdo dy vjet, por edhe në raste tëjashtëzakonshme kur e lyp nevoja, për trajtimin e pro- blemeve të përgjithshme, të cilat shqetësojnë Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Asambleja Kleriko-laike studion problemet kishtare dhe sho- qërore aktuale dhe i propozon Sinodit të Shenjtë dhe Këshillit Kishtar Kleriko-laik masa për kryer- jen e veprës kishtare dhe në për-
gjithësi të dëshmisë orthodhokse në botën e sotme, ndërsa çështjet dogmatike dhe kanonike janë kompetencë ekskluzive e Sinodit të Shenjtë.
Korresp. igametes “Ngjallja”