M
ë 30 shtator, në Kate- iralen Patriarkale të Bukureshtit “Shën Kon- standini dhe Shën Elena” u kryeFronëzimi i Patriarkut të ri të Rumanisë, Fortlum- turisë së Tij Danielit. Ajo u krye me një Liturgji Hyjno- re dhe Dhoksologjinë e rastit.
Ishin të pranishëm Sino-
di i Shenjtë i Kishës Ortho- dhokse të Rumanisë, qindra besimtarë e klerikë, përfa- qësues nga Kishat motra, nga kishat e tjera të krishte- ra dhe organizatat fetare ndërkombëtare, përfaqë- suesit më të lartë të shtetit rumun etj. Në përfaqësi të Kishës Orthodhokse Auto-
qefale të Shqipërisë në Fronëzim mori pjesë Mitro- politi i Korçës, Hirësia e Tij Joani.
Fronëzimi u pasua nga Sesioni festiv i Sinodit të Shenjtë në pallatin Patriar- kal, ku u pritën urimet e rastit.
FortlumturiaeTij Danieli, i cili njihet si teolog i shquar, me një vepër të gjerë dhe të vlerësuar, për të cilat ka marrë edhe shumë tituj akademikë dhe çmime, si themelues institucionesh teologjike, kulturore dhe bamirësie etj. Veçanërisht i vlerësuar brenda dhe jashtë vendit është edhe kontributi i tij në lëvizjen ekumenike dhe dialogun ndërfetar.