U krijua Lidhja e Intelektualëve Orthodhoksë
të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
– Organizëm që do bëjë të dëgjohet më fort zëri i intelektualëve Orthodhoksë –
Më 12 tetor, u mbajt takimi i pare zyrtar i Lidhjes së Intelektualëve Orthodhoksë të Kishës sonë. Në të morën pjesë intelektualë nga Kryepiskopata dhe përfaqësues nga mitropolitë. Mori pjesë edhe Kryepiskopi Anastas, anëtarë të Sinodit të Shenjtë etj. Ai u zhvillua në sallën pranë kishës “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë.
Takimi u hap me lutje dhe më pas foli Kryepiskopi Anastas, i cili e vuri theksin te domosdoshmëria e bashkëpunimit dhe e luftës ku- ndër padrejtësisë. Fortlumturia e Tij përmendi si shembull aktet e pa- drejta dhe vandale kundër kishës së Përmetit dhe tha se në këto ra- ste duhet të dëgjohet më shumë zëri i intelektualëve orthodhoksë kundër atyre grupeve që synojnë një Kishë dhe komunitet Ortho- dhoks të dobët, gjë e cila u pa si te Censusi ashtu dhe te sulmet në Përmet e kudo ku Kisha ka detyrat dhe të drejtat e saj.
Më pas foli prof. Pirro Prifti, i cili përmendi rolin e padiskutue- shëm historiko-fetar dhe social të Kishës dhe Komunitetit Orthodhoks në formimin e shtetit shqiptar, kon- tributin e padiskutueshëm të këtij komuniteti dhe të Kishës që nga Pavarësia e deri në rivendosjen e de- mokracisë, si dhe gjatë këtyre vite- ve. Ai vuri në pah rolin e madh të dy korifejve të Kishës Orthodho- kse Autoqefale te Shqipërisë, Imzot Theofan Nolit dhe të Kryepiskopit
Anastas, ku i pari e bëri Kishën të flasë shqip, kurse i dyti e ringjalli nga vdekja ateiste-komuniste Kishën dhe Komunitetin Orthodhoks të Shqi- përisë.
Në takim folën më pas prof. Robert Andoni, Thoma Miço, Theodhor Kota, Stavri Trako, znj. Anastasi Pite etj.
Pas tij Lidhjes dhe grupit orga- nizator i mbetet një detyrë e ma- dhe përpara, për të përmbushur objektivat dhe detyrat e dala. Në takim u miratua një projektstatut, në të cilin theksohet se Lidhja funksionon brenda Kishës Ortho- dhokse Autoqefale të Shqipërisë, si një organizëm që studion, pro- pozon e bën sugjerime për çështjet e ndryshme dhe luan një rol aktiv në mbështetje dhe mbrojtje të
Kishës. Aktivizimi i organeve të tjera të saj do të bëhet më vonë, pas organizmit të saj edhe në mi- tropolitë. Lidhja do të ketë një zyrë koordinimi në selinë e Sinodit të Shenjtë në Tiranë.
Krijimi i kësaj Lidhjeje u bë i nevojshëm për disa arsye si: forcimi dhe fuqizimi i Komunitetit Ortho- dhoks nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë midis besimtarëve dhe organizmave të Kishës. Shtrirja e veprimtarisë në të gjitha mitropo- litë, duke pasur koordinim mes tyre. Objektiv i veçantë i saj është edhe puna me brezin më të ri të intelek- tualëve orthodhoksë.
Një synim i veçantë i Lidhjes mendohet se do të jetë edhe krijimi i një arkivi historiko-fetar i Komu- nitetit Orthodhoks dhe nxjerrja në
pah e kontributit për Kishën e per- sonaliteteve më të shquara ortho- dhokse, brenda dhe jashtë vendit.
Lidhja e Intelektualëve Orthodho- ksë do synojë edhe bashkëpunimin me lidhje e organizma të ngjashëm jashtë vendit, në vendet orthodho- kse të Ballkanit dhe më gjerë, por edhe me SHBA, Rusinë etj.
Një objektiv tjetër është edhe bashkëpunimi aktiv me intelektu- alët e komuniteteve të tjera fetare të vendit tonë, për të diskutuar më- nyrën e përballimit të problemeve të ndryshme dhe bashkëpunimin sa më të frytshëm për forcimin e har- monisë fetare, si një vlerë unike për të cilën mburremi, por edhe duhet të punojmë shumë për ta ruajtur të pacenuar.
Edvin Ziso