EmailFacebookKontakt

U kremtua shën Parashqevia në kishën historike

Më 26 korrik 2021 u kremtua me madhështi edhe këtë vit kujtimi i Shën e Premtes (Parashqevisë), në kishën që mban emrin e saj, në fshatin Çetë pranë Kavajës. Liturgjia Hyjnore u kryesua nga Episkopi i Bylisit, Hirësi Asti. Me të bashkëmeshuan klerikët atë Kozma Prifti, atë Gjerasim Çakalli, atë Petro Thanasi, atë Joan Tereziu dhe dhjakon Kristi Xhaferri.

Si gjithmonë kishte pjesëmarrje të shumtë të besimtarëve të Kavajës dhe zonës përreth, por siç është bërë traditë edhe nga qytete të tjera, si Durrësi, Tirana etj.

Fatjona Dimroçi