Tiranë
U kremtua me madhështi festa e Tre Hierarkëve
– Në fund u bë një përshpirtje për pedagogët e fjetur të Akademisë Theologjike –
Përgjatë shekujve Vasili i Madh, Grigor Theologu dhe Joan Gojarti ndriçojnë si meteorë shpirtërorë gjithë botën. Ata quhen “mësues e ndriçues të botës”, “hierarkë të mrekullueshëm”, “shkrimtarë të shquar”, “gojë të hyjshme të Krishtit”, “theologë të mëdhenj”. Që të tre këta edukatorë të shkëlqyer, qysh në moshë të re, iu përveshën me zell të madh studimit dhe përvetë- simit të njohurive për t’u bërë dijeta- rë në fushat përkatëse.
Kriteri i tyre në jetë dhe në ve- primtari ishte parimi pedagogjik “Së pari të veprosh dhe pastaj të edu- kosh”. Ndonëse jetuan në një kohë krize shpirtërore dhe shthurjeje shoqërore, e shndërruan atë periu- dhë me jetën dhe bëmat e tyre, në një shekull të artë. Me gjithë ngar- kesën e madhe të veprimtarisë ba- ritore, gjenin kohë të përshtatshme për t’iu kushtuar punës me rininë. Shën Joan Gojarti thotë: “Të gjitha lihen mënjanë, përveç kujdesit për rininë”.
Më lart se gjërat e shumta materiale, ata vendosnin miqësinë. Po për Tre Hierarkët miqësia duhet të ketë themele të drejta, d.m.th. dëshirën e përbashkët të synimeve
të pastra, arsimit dhe veçanërisht të jetës së krishterë. Çdo miqësi tje- tër që karakterizohet nga interesa materiale apo trupore, “vyshket”, ashtu si lulet pranverore, ndërsa miqësia sipas Perëndisë është e pastër, dhe e përhershme”, – thotë shën Grigor Theologu.
Gjithashtu, më lart se pasuria e të mirat e tjera është arsimimi. Ishin më të arsimuarit e kohës së tyre dhe kuptuan nga përvoja sa gjë e çmuar është arsimi i shëndetshëm, prandaj treguan interes për eduki-
min e drejtë të të rinjve dhe shkruan kaq mendime të urta rreth edukimit, sa dhe sot ata konsiderohen peda- gogë ndriçues të të rinjve dhe festën e tyre e konsiderojmë si festë të arsimit.
Në të kremten e tyre, 30 janar, në kishën “Ungjillëzimi i Hyjli- ndëses”, në Tiranë, Kryepiskopi Anastas kryesoi Liturgjinë Hyjnore kushtuar atyre, i ndihmuar nga Episkopi i Apollonisë Nikolla, Episkopi i Krujës Andoni, Episkopi i Amantias Nathanaili, Episkopi i
Bylisit Asti dhe klerikë të tjerë. Predikimi i ditës u bë nga Dhimitër Qosja, pedagog në Akademinë Theologjike.
Në Liturgji merrnin pjesë edhe studentët e Akademisë Theologjike “Ngjallja e Krishtit” dhe nxënësit e Liceut kishtar “Kryqi i nderuar” të Sukthit.
Në fund, Hirësi Nikolla dhe Hirësi Asti drejtuan një përshpirtje për pedagogët e fjetur në vite të Akademisë Theologjike.
Korresp. i “Ngjallja”