EmailFacebookKontakt

U kremtua me gëzim dhe shkëlqim 10-vjetori i Fronëzimit të Kryepiskopit Anastas

U kremtua me gëzim dhe shkëlqim 10 -vjetori i Fronëzimit të Kryepiskopit Anastas
“Do t’ipsal Perëndisë derisa të ekzistoj”
– Veprimtaritë përfshinë Mbledhjen e Klerikëve, atë Kleriko-laike, Liturgjinë Hyjnore festive dhe koncertin e rinisë orthodhokse –
-Në Liturgjinë Hyjnore festive mori pjesë President! i Republikës, Shkëlqesia e Tij Alfred Moisiu, kryetarët e komuniteteve
fetare, ambasadorë e diplomatë, politikanë, intelektualë të njohur, miq të huaj etj.-
Vitet e fundit, fillimi i gushtit
është dalluar gjithmonë për kremti-
min e ringritjes kanonike të Kishës
sonë, që nisi me Fronëzimin e Krye-
piskopit të Tiranës, DuiTësit dhe të
gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së
Tij Anastasit, më 2 gusht 1992.
Ndaj, dhjetëvjetori i kësaj ngjarjeje
të shënuar jo vetëm për orthodho-
ksët e Shqipërisë, por për të gjithë
vendin dhe më gjerë, nuk kishte si
të mos festohej me shkëlqim të veça-
ntë. Dhe theksi, si gjithnjë, rajo ve-
tëm tek ajo çka është bërë, por edhe
tek vizioni i qartë për të ardhmen.
Kremtimet u zhvilluan të ndara
në tri ditë: Më 2 gusht, në Mana­
stirin e Shën Vlashit u zhvillua
Mbledhja e përgjithshme me kle-
rikët orthodhoksë, më 3 gusht u
zhvillua Mbledhja Kleriko-Laike,
me përfaqësues nga të gjitha mi-
tropolitë, ndërsa më 4 gusht u ce-
lebma Liturgjia Hyjnore dhe mbas-
dite u dha një koncert i madh festiv
i grupeve të rinisë orthodhokse.
Në të gjitha kremtimet mori
pjesë një përfaqësi e Patriarkanës
Ekumenike, në përbërje të së cilës
ishin hierarkët e lartë të pranishëm
(Vijon në faqet 3-4)

U kremtua me gëzim dhe shkëlqim 10 – vjetori i Fronëzimit të Kryepiskopit Anastas
“Do t’i psal Perëndisë derisa të ekzistoj”
(Vijon ngafaqja 1)
edhe në ditën e Fronëzimit; Mi­
tropoliti i Pergjit, HirësiaeTij Evan-
gjellos, Mitropoliti i Filadelfisë, Hi-
rësia e Tij Melitoni dhe Mitropoliti
i Filomilit, HirësiaeTij Ilia (Katre).
Imzot Ilia (në vitin 1992 at Ilia),
ishte edhe drejtori i parë i Seminarit
teologjik të Durrësit.
E premtja, 2 gusht, filloi në
Manastirin e Shën Vlashit, Durrës,
me Liturgjinë Hyjnore, në të cilën
ishin të pranishëm klerikët e ardhur
nga i gjithë vendi. Shërbesa u krye-
sua nga Kryesekretari i Sinodit të
Shenjtë të Patriarkanës Ekumenike
të Konstandinopojës, Hirësisë e Tij,
Mitropoliti i Filadelfisë Melitoni, me
pjesëmarrjen e delegacionit të
Patriarkanës Ekumenike, si dhe të
anëtarëve të Sinodit të Shenjtë të
Kishës Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë. Në përfundim, e mori
fjalën Episkopi i Filomilisë Ilia, dhe
më pas foli edhe Hirësia e Tij
Melitoni.
Pastaj, u vijua me Mbledhjen e
Klerikëve të Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë, e cila ki-
shte si temë: “Të gjallërosh dhun-
tinë e Perëndisë” (II Tim. 1:6).
Seanca e parë u çel me fjalën
e Hirësisë së Tij, Mitropolitit të
Pergjit Evangjellos, i cili u foli të
pranishmëve rreth organizimit
kishtar të Patriarkanës Ekumenike
të Konstandinopojës. Imzot Eva­
ngjellos foli gjithashtu rreth kuptimit
të komunitetit dhe enorisë, duke
dhënë edhe shembuj të shumtë
konkretë, që u pritën ngrohtë dhe

me shumë interesim nga auditori.
Pastaj u vazhdua me një paraqitje
“elektronike”, nëpërmjet kompju-
terit dhe fotografive, përgatitur nga
At Luka Veroni, me temë: “Duke
kujtuar me mirënjohje 10-vjetorin
e parë”. Pamjet domethënëse u
ndoqën me shumë interes nga të
pranishmit, dhe dhanë përmble-
dhtazi e qartë ecurinë dhe sukseset
e pandërprera të Kishës sonë gjatë
kësaj dekade, duke filluar nga rrë-
nojat, nën kujdesin e drejtpërdrejtë
dhe mundësitë e krijuara nga
Kryepiskopi Anastas.
Në përfundim të seancës së
parë, fjalën e mori At Ilia Kotnani,
i biri i një prej priftërinjve të paktë
që i mbijetuan regjimit ateist, cili so-
lli kujtime të gjalla nga vitet e para

dhe mbresa të shumta në punën e
Kryepiskopit Anastas, për
kapërcimin e pengesave të shumta
gjatë këtyre 10 vjetëve.
Seancat e mbasdites do t’i

kushtoheshin po temave që kishin
te bënin me jetën e klerikëve
orthodhoksë. Së pari, e mori fjalën
Mitropoliti i Beratit, Hirësia e Tij
Ignati, i cili foli për temën: “Për-
tëritje e vazhdueshme e jetës shpi-
rtërore” dhe më pas referoi Arki-
mandrit Dhimitris Sinaiti, për: “Më
shumë rregull në Shërbesat e She-
njta dhe në organizimin e enorive”.
Për temat pati edhe diskutime. Mjaft
interesante ishin edhe orët e lira
dhe koha e ngrënies, që u kthyen
në mundësi për të vazhduar disku-
limet dhe kuj timet e viteve të para.
Në ditën e dytë, 3 gusht, po
në mjediset e Manastirit të Shën
Vlashit dhe të Akademisë
Teologjike Orthodhokse, krem timet
filluan me Shërbesën e Mëngjesit,
me pjesëmarrjen e delegacionit të
Patriarkanës Ekumenike, Hierar-
këve të Sinodit të Shenjtë të Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Shqi-
përisë, si dhe të delegatëve të
Mbledhjes Kleriko-laike. Në fund
të saj të pranishmëve iu drejtua
Kryepiskopi Anastas, që komentoi
Ungjillin e ditës, si dhe zbërtheu ku-
ptimin e mbledhjes dhe të kremti-
meve – të njohim, t’i qëndrojmë
afer dhe të mbështesim njëri-tjetrin.
Më pas, në sallën e madhe të
konferencave, të mbushur plot e
përplot nga 160 delegatët dhe hie-
rarkia e Kishës nisi punimet Mble­
dhja Kleriko – laike, me temë:
“Të jeni të nxehtë në shpirt, Zotit
t’i shërbeni”.
Punimet i çeli Kryepiskopi
Anastas, i Cili ndër të tjera theksoi
se: Siç e përmendëm, që në çastin
e parë, pesha për ringritjen e
Kishës Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë nuk bie vetëm mbi kle-
rikët, por tek të gjithë anëtarët e
gjallë të Kishës. Këto mbledhje
kanë si qëllim që të përcaktojnë
detyrat e detyrimet që ka çdo anë-
tar i Kishës. Ka dhunti të ndryshme
për gjithësecilin dhe ato duhet të
përdoren për lavdi të Perëndisë.
Desha të theksoj, mirënjohjen ndaj
Perëndisë për gjithçka që na ka fa-
lur dhe mirënjohjen ndaj atyre që
Perëndia ka përdorur për të na
dhuruar ato që gëzojmë sot, e sido-
mos mirënjohje ndaj Kishës Mëmë
të Patriarkanës së Konstandino-
pojës dhe shumë të nderuarit Pa-
trikut Ekumenik Vartholomeut.
Në vijim të Konferencës
Kleriko – laike e mori fjalën Mi­
tropoliti i Filadelfisë, Melitoni, i cili
tha ndër të tjera: “Fortlumturi, së
pari do të doja t’Ju falënderoja
ngrohtësisht Juve dhe hierarkët e
Kishës, që janë të pranishëm. Me
gëzim të madh ju sjellim përshë-
(Vijon në faqen 4 )

U kremtua me gëzim dhe shkëlqim 10 -vjetori i Fronëzimit të Kryepiskopit Anastas
ndetjet e nxehta dhe dashurinë
atërore të Tërëshenjtërisë së Tij,
Patrikut Ekumenik Vartholomeut,
gjithashtu edhe të Sinodit të Shenjtë
të Patriarkanës Ekumenike të
Konstandinopojës.
Ndjej një gëzim të madh e
kënaqësi sepse Kisha Orthodhokse

Autoqefale e Shqipërisë feston sot
10 – vjetorin e riorganizmit të saj.
Kisha Mëmë donte ta ringjallte
Kishën Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë, prandaj dërgoi atë ‘që
mbante emrin Anastas, gjë e cila u
bë realitet, sepse emri Anastas
paraqiti shkëlqimin dhe gëzimin e
ringjalljes së kishës suaj…”
Në përfundim të tjalës, Mi­
tropoliti i Filadelfisë iu drejtua të
pranishmëve: Perëndia gjithmonë
ju ka vënë përpara përpjekje në
jetën tuaj për të mirën e Kishës dhe
vendit tuaj. Ecni me besim tek
Perëndia dhe me përkushtim tek
Kryepiskopi juaj. Punoni si bij të
dritës dhe bëhuni predikues të
besimit tonë”.
Referuesi i dytë ishte Dr. Vasil
Tushi, me kumtesën: “Probleme
sociale të shoqërisë së sotme
shqiptare dhe kontributi i Kishës
sonë”.
Në përfundim të seancës së
parë, drejtori i Zyrës Teknike z.
Anthony Callas bëri një prezantim
me projeksione të veprës ndërtue-
se të kishës gjatë këtyre 10 vjetëve.
Tema e parë e seancës së dytë,
po paradite, ishte: “Drejt një
autonomie ekonomike të Kishës
sonë”. Për të referuan me shembuj
konkretë, që tërhoqën mjaft vëme-
ndjen e auditorit z. Kristofor Beduli
dhe Niko Ballço, të cilët dhanë në
mënyrë të përmbledhur disa mendi-
me dhe propozime për gjetjen e
rrugëve të një administrimi më të
mirë të pasurisë së Kishës. Kjo,
për arsyen se një kishë, që të jetë
vërtet autoqefale, kërkon patjetër
dhe autonominë ekonomike.
Në përfundim të seancave të
paradites, të pranishmit ndoqën me
mjaft interes edhe dy prezantime
të tjera me pamje nga aspekte të
veçanta të punës së Kishës sonë:
I pari rreth veprimtarive të rinisë
orthodhokse “Bij të Dritës”, si dhe
zyrës së “Diakonia Agapi”, që
ushtrojnë veprimtarinë e tyre me
bekimin dhe përkujdesjen e
Kryepiskopit Anastas.
Pasditja u hap me takimet në
grupe të klerikëve, burrave e grave
orthodhokse, për të diskutuar rreth
temave të referuara dhe proble-
meve të ndryshme. Kështu, në ta-
kimin e burrave u ngrit veçanërisht
problemi i pronave, sidomos i
kontributit që duhet tëjapë çdokush
që ka informacion, që asnjë nga ato
të mos humbi, sepse po afron edhe
fundi i afatit ligjor të regjistrimit të
tyre. Në takimin e klerikëve, që u
kryesua nga Imzot Ignati, u fol
veçanërisht pë rëndësinë e lutjes
ndaj Perëndisë në jetën e klerikut,
në çdo çast të shërbesës së tij.
Edhe në takimin e grave, u disku-
tua për pjesëmarrjen aktive që
duhet të kenë besimtarët, në çë-
shtjen e kthimit të pronave, duke
nisur nga përpjekjet në enoritë ku
janë. Për evidentimin e tyre, dhe
deri tek presioni i organizuar pranë
organeve ligjvënëse, që të mos e
“harrojnë”, problemin e pronave të
komuniteteve fetare.
Pastaj, të gjithë delegatët, nga
Mitropolitë e Beratit, Korçës,
Gjirokastrës dhe Arqidioqeza e
Tiranës, do të mblidheshin në taki­
min e mbylljes. Në fillim aty u
referuan përmbledhtazi ato që u
diskutuan në takimet e grupeve.
Pastaj, Mitropoliti i Korçës, Hirësia
e Tij Joani, mbajti temën: “Cilësitë
e personave që kanë përgjegjësi në
Kishën Orthodhokse” Ai theksoi
rëndësinë e misionit të Kishës në
shoqërinë e sotme shqiptare, pasi
atje ku mungon drita shpirtërore
ajo ndihet edhe më e nevojshme.
Imzot Joani theksoi veçanërisht do-
mosdoshmërinë e devotshmërisë
së çdo pjesëtari të Kishës, sepse
njerëzit e vlerësojnë veprën e saj
nëpërmjet jetës dhe figurës së
atyre që e përfaqësojnë. Bota u
kthye nga shembujt e apostuj ve dhe
të martirëve, më parë se nga fjalët
e tyre. Në këtë kuadër, Hirësia e
Tij mori si shembull, se ishte perso-
naliteti i Kryepiskopit Anastas,
përkushtimi dhe vepra e Tij, që e
negriti gjithë veprën dhe figurën e
Komuniteti tonë Orthodhoks,
brenda dhe jashtë vendit.
Pastaj, z. Kustalaqi nga Greqia,
mik i Kryepiskopit, i cili ka dhënë
një kontribut të veçantë në këto vite
për Kishën dhe vendin tonë, foli për
përpjekjet dhe mbështetjen që ka
pasur Kryepiskopi në veprën e Tij
të j ashtëzakonshme.
Më pas, nga të pranishmit u
diskutua rreth një peticioni, që do
t’i dërgohet Kuvendit, autoriteteve
më të larta të shtetit, përfaqësive
të huaja etj., me anë të të cilit do të
ngrihet zëri dhe do të kërkohet
kthimi i pronave të Kishës sonë, të
marra dhunshëm gjatë përndjekjes
dhe që mbahen ende padrejtësisht
nga shteti. Madje, edhe në ligjin që
po shqyrtohet në parlament për

kthimin e pronave sipas kërkesave
të Kushtetutës, nuk flitet fare për
pronat e komuniteteve fetare.
Përfundimet e takimit i bëri
Fortlumturia e Tij, Anastasi.
Të dielën, 4 gusht, Liturgjia
Hyjnore për kremtimin e 10-vjetorit
të Fronëzimit u krye në Kishën
“Ungjillëzimi i Perëndilindëses”, në
Tiranë. Në të morën pjesë besimta-
rë nga kryeqyteti dhe mitropolitë e
tjera, klerikë nga e gjithë Shqipëria,
të rinjtë e kampingjeve të Kishës etj.
Liturgjia u krye nga Kryepiskopi
Anastas, i cili bashkëmeshoi me
Sinodin e Shenjtë të Kishës sonë
dhe përfaqësinë e Patriarkanës
Ekumenike. Në një atmosferë me
të vërtetë festive, ajo u transmetua
drejtpërdrejt nga TVSH dhe ET1.
Në këtë ditë të shënuar, nde-
ruan me praninë e tyre në Liturgji
President! i Republikës, Shkëlqesia
e Tij Alfred Moisiu, politikanë e
diplomatë, intelektualë, ndërsa për
komunitetet fetare ishin Nunci
Apostolik Mons. Giavanni Bulaitis,
Mons Rrok Mirdita dhe At Zef
Pëllumbi, Hirësia e Tij Haxhi hafiz
Sabri Koçi, Hirësia e Tij, Haxhi
Dede Reshat Bardhi etj.
Në emër të Patriarkanës Eku­
menike përshëndeti Mitropoliti i
Pergjit, Evangjellos dhe pastaj Kry­
episkopi falënderoi për nderimin
dhe urimet që iu bënë. Gjithashtu
u lexuan edhe telegramet e urimit
nga Kishat e tjera Orthodhokse dhe
të krishtera, me rastin e kësaj dite
të shënuar për Kishën Orthodhok­
se Autoqefale të Shqipërisë.
Mbasdite, në Manastirin e Shën
Vlashit, Durrës, u dha një koncert
i madh festiv i rinisë orthodhokse.
Korresp. i “Ngjallja ”