21-26 Shtator – Nyborg, Danimarkë
U kremtua 40-vjetori i
Konferencës Evropiane
të Kishave
Komiteti drejtues i KEK-ut (Ko-
nferenca Evropiane e Kishave), u mblodh
në datat 21-26 shtator, në Nyborg të
Danimarkës. Këtij takimi i parapriu edhe
ai i anëtarëve të rinj të komitetit drejtues,
i cili u mbajt në Kopenhagen.
Në ditët e para të mbledhjes fokusi
kryesor u përqendrua tek puna e kryer
gjatë një viti, si dhe qëllimet për vitin në
vazhdirn, që janë: “Kishat në Dialog”,
“Kishat në Solidaritet” dhe “Kishat e
Shoqëria”.
E veçanta e këtij takimi ishte, se ai
përkonte me festimin 40-vjetorit të
krijimit të organizatës. 4 dekada më parë,
po në Nyborg, u krijua Këshilli Evropian
i Kishave. Ndaj, 25 shtatori ishte i mbu-
shur me veprimtari për festimin e këtij
përvjetori. Një përfaqësues i Këshillit
Evropian hapi sesionin e mëngjesit, i cili
u pasua nga mbresa dhe kujtime të viteve
të mëparshme. Ora 15:00 i mblodhi të
gjithë në Katedralen e Odensës, për të
drejtuar një lutje të gjithë së bashku.
Dita e dielë solli një përvojë të re për
të gjithë pjesëmarrësit, pasi ishin të ftuar
në komunitete të ndryshme të Dani-
markës, pjesëmarrës – anëtarë të ko
mitetit drejtues, organiza të cilat ba-
shkëpunojnë me KEK-un, si dhe për-
faqësues, të cilët kanë shërbyer gjatë 40-
viteve në KEK.
Vlen për t’u përmendur edhe mik-
pritja dhe niveli i organizimit të aktivi-
tetit nga vendasit.
Nina Gramo