U fronëzua Patriarku i ri i Antiokisë
Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse të
Antiokisë zgjodhi më 17 dhjetor Patriarkun e
ri të Antiokisë dhe gjithë Orientit. Zgjedhja u
bë në Manastirin e Fjetjes së Hyjlindëses në
Balamand, Liban, nga 18 episkopë. Primati i
ri është Mitropoliti i Evropës Perëndimore dhe
Qendrore Joani X (Yaziji). Ai ka lindur në
Damask, në vitin 1955. Në vitin 1978 u
diplomua në Institutin Teologjik të Balamandit
dhe në vitin 1983 mori doktoraturën në
Primati i ri është Joani X (Yaziji)
Universitetin e Selanikut. U dorëzua dhjak në
vitin 1979 dhe prift më 1983. Në vitin 1995 u
bë episkop. Në vitin 2008 u caktua Mitropolit
i Evropës Perëndimore dhe asaj Qendrore, si
edhe u zgjodh anëtar i përhershëm i Sinodit të
Shenjtë.
Më 17 shkurt 20013, në Bejrut, u bë fro-
nëzimi i Patriarkut të ri të Antiokisë Joani X.
Ceremonia u bë në Katedralen e Shën Niko-
llës, në prani të delegacioneve të kishave motra.
Kisha jonë u përfaqësua nga Mitropoliti i
Gjirokastrës, Dhimitri.
Në kishë ishin të pranishëm edhe Presidenti
dhe Kryeministri i Libanit, përfaqësues nga
kishat e tjera dhe të besimeve të tjera nga Libani
e Siria. Karakteristikë për përbërjen dhe
veçoritë e kësaj kishe ishte se lutjet u bënë në
shumë gjuhë, si në arabisht, greqisht, latinisht,
sllavonisht, gjeorgjisht, frëngjisht, anglisht,
gjermanisht etj.