Më 21 shtator, në Katedralen Kryepiskopale të Trinisë së Shenjtë në New York u krye fronëzimi i Kryepiskopit të ri të Amerikës, Imzot Spiridhonit, i cili do jetë tashmë, udhëheqësi shpirtëror i rreth 1.5 milionë orthodhoksëve të përtejoqeanit.
Ai pason në këtë detyrë Kryepiskopin Jakov, që u tërhoq në korrik dhe është i pesti Kryepiskop orthodhoks i Amerikës, që nga organizimi i kësaj arqidioqeze më 1922. Më parë ai ishte mitropolit i Arqidioqezës së Italisë.