U dorëzohen diplomat studentëve, që mbaruan
Akademinë Teologjike Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit”
10 vjet më parë, në një shtëpi
pushimi në plazhin e Durrësit, të
marrë me qira, në kushte tepër të
vështira për një proces të rregullt
pedagogjik, niste rrugën përgatitja
e kuadrove të reja të Kishës sonë
Orthodhokse Autoqefale. Ideatori,
themeluesi dhe ai që bëri të mundur
rezultatet e mahnitshme të arritura
në kaq pak vjet ishte Kryepiskopi
Anastas, atëherë Eksark Patriarkal,
i Cili e veçoi këtë shkollë si për-
parësinë më të rëndësishme. Por,
nuk mund të harrohen edhe kon-
tributet e At Ilia Ketrit, sot Imzot
Ilia, që erdhi për të ndihmuar që nga
SHBA dhe u bë drejtuesi i parë i
seminarit, profesorët e nderuar Dhi-
mitër Beduli e Teodor Papapavli,
mjaft klerikë e pedagogë të huaj, që
erdhën për të kontribuar në vite.
Sot, seminari është kthyer në
Akademinë Teologjike Orthodhokse
“Ngjallja e Krishtit”, i vendosur në
mjediset moderne pranë manastirit
të Shën Viashit, me një program
formimi bashkëkohor dhe një
përzgjedhje gjithnjë e më kërkuese
të kandidatëve.
Në ceremoninë e këtij viti iu do-
rëzuan diplomat 14 studentëve, që
mbaruan me sukses ciklin mësimor
dhe tashmë janë të gatshëm të shër-
bejnë kudo, ku do të ketë nevojë
Kisha.
Merrnin pjesë në këtë ceremoni,
Kryepiskopi, Prof. Dr. Anastasi,
Imzot Ignati, studentët dhe trupa
pedagogjike, edhe ish-studentë, të
cilët kanë mbaruar në vitet e kaluara
dhe tani kontribuojnë në të gjitha
mitropolitë, familjarë të të sapodi-
plomuarve etj. Takimi u hap duke
psalur “I bekuar je o Krisht…” dhe
me dy këngë kishtare të korit të
shkollës, për të vazhduar me fjalën
e hapjes të At Luka Veronit. Një stude-
nte lexoi pastaj atë që është cilësuar
N
si “Himni i Dashurisë”, nga letra e
parë e Apostull Pavlit drejtuar
besimtarëve të Korinthit. Pastaj, në
emër të studentëve përshëndeti Ana
Baba e më pas dhjaku Jani Terziu.
Pastaj u vazhdua me këngë e
recitime dhe me përshëndetjen e
Fortlumturisë së Tij Anastasit, i Cili
më pas u dorëzoi studentëve
diplomat.
Korresp. i “Ngjallja ”