U dogj Kisha e
Shën Spiridhonit
Duke u gdhirë 4 shta-
tori, në Kishën e Shën
Spiridhonit në Vuno, mo
nument kulture i shek. 17-
të, ra një zjarr i fuqishëm,
i cili e dogji plotësisht.
Kisha, sipas një ko-
ntrate të lidhur një muaj
më parë me Ateljenë e In-
stitutit të Monumenteve të
Kulturës të Vlorës, ishte
në restaurim, i cili do të
vinte në pah vlerat e veça-
nta, unikale do të thoshim,
të kësaj kishe të vjetër dhe
nga më të bukurat në ve
ndin tonë, e afreskuar me
mozaikë dhe me një tavan
të pikturuar me bukuri të
rrallë.
Djegia ndodhi në fazën
kur po mbaronte çatia e
kishës dhe, megjithë për-
pjekjet e tërë fshatit, zja-
rri, i cili u fuqizua edhe
nga bombola gazi, që për-
doreshin nga punëtorët
për riparimet, nuk mundi
të shuhej.
Për arsyet e djegies
pritet gjykimi i ekspertë-
ve ligjorë.