U botua “SINAKSARI, Jeta e shenjtorëve të Kishës Orthodhokse”, Vëllimi VI, muajt Korrik-Gusht, vëllim i cili plotëson tërë serinë e Sinaksarëve, me jetët e shenjtorëve që kremtojmë çdo ditë të vitit.
Në parathënien e vëllimit të parë (Shtator-Tetor), Kryepiskopi i lumur Anastas, thotë për rëndësinë e këtij libri: “Ekzistojnë rrëfime të shumta për jetën dhe kryesisht për martirizimin e shenjtorëve të ndryshëm, të cilat janë ruajtur si thesare në librat e quajtur ‘Sinaksarë’. Në mjaft raste, për arsye të dobisë shpirtërore, tregimet në fjalë bëhen në mënyrë të lirë, me shtesa të elementëve që nuk janë saktësuar.
Nga shumica e përmbledhjeve që qarkullojnë, parapëlqyem për përkthim në gjuhën shqipe botimin e Sinaksarit që ka hartuar Manastiri i hirshëm i SimonoPetrës në Malin e Shenjtë Athos, sepse mbështetet në burimet më të mira dhe është hartuar me një përpunim kritik serioz…”.
Ky libër do të qarkullojë së shpejti në dyqanet kishtare të të gjitha mitropolive.