EmailFacebookKontakt

U afrua mbretëria e qiejve

“U afrua mbretëria e qiejve”

Nga Mitropoliti i Beratit,
Hirësia e Tij Ignati

Mbretëri tokësore, të fortë dhe të lavdishme, dëshironin të shijonin judenjtë e kohës së Jisuit. Studionin historinë e kombit të tyre në librat e shenjtë, rikujtonin epokën e mbretërve të më- dhenj dhe të dëgjuar, bëmat heroike të Davidit, lavdinë e paarritshme të Solomonit dhe kishin nostalgji për ato madhështi të hershme. Dhe të gjitha këto, jo vetëm turmat, por edhe Nxënësit. Por ja, që Zoti filloi veprën shpëtimtare publike me premtimin e themelimit të mbretërisë. “U afrua mbretëria e qiejve”, thotë. U afrua koha gjatë së cilës do të vendoset edhe mbi tokë mbretëria e qiejve. Tema është tërheqëse dhe interesante. Le të studiojmë pra, hollësisht cila është mbretë- ria e qiejve, si dhe disa karakteristika të saj.

I

Që në epokën e Dhiatës së Vjetër, Perëndia parathoshte nëpërmjet Profetëve, themelimin e Mbretërisë së vetme dhe të veçantë, mbarëbo- tërore, të pamposhtur dhe të përjetshme. “Perë- ndia i qiellit do të nxjerrë një mbretëri”, thotë profeti Daniel, “që nuk do të shkatërrohet kurrë; kjo mbretëri nuk do t’i lihet një po- pulli tjetër, por do të copëtojë dhe do të as- gjësojë tërë këto mbretëri, dhe do të ekzi- stojë përjetë” (Danieli 2:44). Themelimin e asaj mbretërie të paparë ndonjëherë shpall Zoti, kur thotë “U afrua mbretëria e qiejve”. Por cila është ajo Mbretëri e përmbilavdishme? Është Kisha jonë e shenjtë e Krishtit.

Që të kuptojmë atë të vërtetë të madhe, le të mendojmë si më poshtë. Gjinia njerëzore për shkak të mëkatit iu skllavërua djallit dhe gjendej nën fuqinë dhe pushtetin e tij. Por Zoti ynë Jisu Krisht, duke mos duruar së pari krijesën e Tij, njeriun, të tiranizohet nga djalli, nga njeridashja e madhe, u bë njeri dhe u kryqëzua dhe u ngjall, “që të prishë me anë të vdekjes atë që ka pushtetin e vdekjes, domethënë djallin, edhe të shpëtojë të gjithë ata, të cilët për frikën e vdekjes ishin gjithë jetën e tyre nën skllavëri” (Heb. 2:14-15). Me fjalë të tjera, Zoti ynë Jisu Krisht, që u kryqëzua dhe u ngjall për ne, na çliroi nga skllavëria e të ligut. Na shpëtoi nga vdekja e përjetshme shpirtërore. Të gjithë sa besojnë në Birin e Perëndisë, që u bë njeri, Zotin Jisu dhe pajtohen me ato që Ai u ka mësuar, çlirohen nga skllavëria e mëkatit dhe satanait, dhe bëhen qytetarë të Mbretërisë së Krishtit. Është shumë e bukur dhe përshkruese shprehja që përdor apostull Pavli: “Perëndia

na shpëtoi nga pushteti i errësirës dhe na pruri në mbretërinë e Birit të dashurisë së tij” (Kol. 1:13).

U themelua “mbretëria e qiejve”, Kisha e Shenjtë e Krishtit, gjatë ditës së Pentikostisë, kur Shpirti i Shenjtë, në formë flakësh zjarri, zbriti nga qiejt dhe me hirin e Tij gjallërues, rilindi së pari Apostujt e shenjtë, të cilët “u mbushën të gjithë me Shpirt të Shenjtë” (Vep. 2:4). Tashmë, ata, gurë themeli të Ndërtesës së hirshme të Kishës, përdorues të pushtetit që u dha Themeluesi i shenjtë i saj, shpallin pa gabime fjalën hyjnore dhe ftojnë kombet dhe popujt të besojnë te Zoti Krisht. Pagëzojnë dhe falin më- kate. Kryejnë, sipas porosisë së Zotit, misterin e Falënderimit Hyjnor. Kryejnë gjithë misteret e shenjta të Kishës. Hirotonisin episkopë, priftë- rinj, dhjakonë dhe organizojnë udhëheqjen e Kishës. Ja mbretëria e qiejve. Është Kisha Or- thodhokse “e vetme, e shenjtë, katholike dhe apostolike”. Mbreti i saj Krishti, qytetarë të mbretërisë, të Kishës domethënë, besimtarët e gjithë shekujve. Ligje të saj, vullneti dhe porositë e Perëndisë.

Por le të shohim me hollësi disa veçori karakteristike të Kishës.

II

“U afrua mbretëria e qiejve”.

Apostull Pavli, duke folur për Kishën, domethënë mbretërinë, thotë si më poshtë: ”Mbretëria e Perëndisë nuk është të ngrënë e të pirë, po

(vijon në faqen 8)

“U afrua mbretëria e qiejve”

(vijon nga faqja 7) drejtësi e paqe dhe gëzim në Shpirtin e Shenjtë” (Rom. 14:17). Është pra Mbretëri drejtësie. Ligji i saj kryesor dhe themeltar, i cili është caktuar nga Themeluesi i Kishës, për të rregulluar marrëdhëniet dhe sjelljen e qytetarëve të saj, pjesëtarëve të saj, është: “siç doni t’ju bëjnë juve njerëzit, edhe ju bëjuni atyre po ashtu” (Lluk. 6:31). Udhëheqësi i shenjtë i mbretërisë së Perëndisë lumëroi “ata që kanë uri e etje për drejtësinë” (Math. 5:6). Të gjithë ata që, në marrëdhëniet e tyre dhe përgjithësisht në sjelljen e tyre, nuk zbatojnë drejtësinë dhe nuk i shpërblejnë të gjithë me drejtësi, tregojnë se nuk e kanë kuptuar frymën e mbretërisë së Perëndisë mbi tokë. Nuk janë qytetarë të ligjshëm të saj.

Është gjithashtu, Kisha e shenjtë e Krishtit, edhe Mbretëri dashurie. Vetë Themeluesi i Kishës caktoi dashurinë si shenjë dalluese të pjesëtarëve të saj. “Prej kësaj do t’ju njohin ju të gjithë se jeni nxënësit e mi, në qoftë se keni dashuri për njëri-tjetrin” (Jn. 13:35). Prandaj dhe porosit: “Të duash të afërmin tënd si veten tënde” (Math. 22:39).

Kush nuk e kupton se vëllazërimi i popujve do të realizohet, vetëm nëpërmjet zbatimit të

porosive të dashurisë dhe drejtësisë së Prijë- sit të Kishës, Zotit tonë Jisu Krisht? Duke përqafuar mësimdhënien e Zotit dhe duke e zbatuar atë, të ndarët dhe të kundërtit në mendime, pajtohen dhe bashkohen, armiqtë, bëhen miq.

Kisha është gjithashtu, Mbretëri shërimi dhe ndreqjeje morale. Thërret pranë saj edhe ata, që jetojnë ende në errësirën e mëkatit dhe padijes, për t’i drejtuar në dritën e Perëndi- njohjes së vërtetë. Krimet e neveritshme që tronditin shoqëritë, kryhen nga ata që duan ta mbajnë veten e tyre larg Krishtit, në errësirën e armikut.

Kështu, në këtë mënyrë, Kisha është edhe Mbretëri e paqes dhe e gëzimit. E premton Zoti njeridashës, kur drejton ftesën dashurore ndaj viktimave të mëkatit: “Ejani tek unë gjithë sa jeni të lodhur e të ngarkuar, dhe unë do t’ju preh juve… edhe do të gjeni prehje në shpirtrat tuaj” (Math. 11:28). Cili mëkatar, kur u pendua dhe përiku në hirin e mistereve gjallëruese të Kishës sonë të shenjtë, nuk shijoi paqen shpirtërore dhe gëzimin e thellë e të pashprehshëm, që është fryt i Shpirtit të Shenj- të? Ja, përse Zoti tha dhe vërtetoi, se “mbretëria e Perëndisë është në mes tuaj” (Lluk. 17:21).

Është mbretëri shpirtërore, e cila themelohet në zemrat tona dhe varet nga vullneti ynë.

* * *

“U afrua mbretëria e qiejve.”
Vëllezërit e mi të dashur më Krishtin,
Ja, përse predikimi i Themeluesit Perëndi-njeri
të Kishës, Zotit Jisu, për mbretërinë e qiejve,
ka lidhje të drejtpërdrejtë me jetën e tashme.
Nuk i referohet vetëm, në mënyrë të njëanshme,
jetës së ardhshme të përjetshme, por tregon
zgjidhje të pagabueshme dhe të shkëlqyera për
gjithë çështjet dhe problemet kryesore, indi-
viduale dhe të përgjithshme. Fatlumë dhe të
bekuar gjithë sa u përkasin qytetarëve të saj të
ndershëm. Tek ata kanë zbatim fjalët: “Mbre-
tëria e Perëndisë është në mes tuaj”. Ata,
me zellin hyjnor dhe veprën e palodhur, që të
shtrihet mbretëria e qiejve në tokë, bëjnë të
mundur që edhe të tjerë të bëhen pjesëtarë të
ndërgjegjshëm dhe të denjë të mbretërisë
tokësore të qiellit, që është Kisha, në mënyrë
që kështu të gjithë të tregohemi qytetarë të
Mbretërisë së pafund dhe të përjetshme të qiellit.
Atëherë, nuk do të themi “U afrua”, por: “Tani
u bë shpëtimi dhe fuqia dhe mbretëria e
Perëndisë tonë, dhe pushteti i Krishtit të tij”
(Zbulesa 12:10). Amin.