Përpara mbarimit të lutjeve dhe kur prifti nxit besimtarët duke thënë: “Veten tonë dhe njëri-tjetrin dhe gjithë jetën tonë, Krishtit Perëndisë, le t’ia parashtrojmë”, besimtarët përgjigjen: “Ty o Zot”.
Këto fjalë janë shumë të njohura dhe mbahen mend shumë shpejt. Çdo i krishterë mund t’i përdorë në çdo rast të jetës së tij:
V Kur gëzon shëndet dhe punët të shkojnë mbarë me gjithë zemrën tënde thuaj: “Ty o Zot. Ty o Zot të përket falenderimi”.
V Kur njerëzit të nderojnë dhe thonë fjalë të mira për ty, brenda vetes thuaj: “Këto nuk i meritoj unë por Ti o Zot”.
V Edhe kur ndesh cmirën e njerëzve dhe tradhëtinë e miqve, zemra jote të mos devijojë, dhe të mos u mbash mëri por thuaj: “të gjitha këto po i lë në gjykimin Tënd dhe në drejtësinë Tënde. Ty o Zot”.
V Dhe kur i jep lamtumirën dashurisë sate më të shtrenjtë brenda në arkivol, ec me burrëri sikur t’i çoje dhuratë mikut tënd të zemrës. Dhe thuaj: “këtë shpirt të shtrenjtë për mua, po ta jap si dhuratë Ty o Zot”.
V Dhe kur të rrethojnë re demoniake, trishtime sëmundje dhe mundime, mos u dëshpëro, por thuaj: “Në ndihmën dhe mëshirën tënde gjej strehë. Tek Ty o Zot”.
V Dhe kur engjëlli do të vijë në shtratin tënd të vdekjes, mos qaj! Eshtë miku yt! Kujdesu të falësh dhe të falin të afërmit e tu. Dhe thuaj: “Shpirtin tim të penduar, e dorëzoj në duart e Tua, ty o Zot”.