EmailFacebookKontakt

Turqi – Lejohet kryerja e Liturgjisë Hyjnore në manastirin e mbyllur që nga viti 1922

Turqi

Lejohet kryerja e Liturgjisë Hyjnore në manastirin e mbyllur që nga viti 1922

Më 15 gusht, në të kremten e Fjetjes së të Tërëshenjtës, Patriar- ku Ekumenik Vartholomeu I cele- broi një Liturgji Hyjnore mjaft të ve- çantë dhe të mbushur me emocio- ne. Ishte ajo në Manastirin e Shën Marisë së Sumelës, në zonën e Pontit, Azia e Vogël, në prani të mi- jëra besimtarëve të ardhur nga Turqia, Greqia, Rusia, Gjeorgjia etj.

Manastiri besohet se është the- meluar nga Shën Varnava, në fund të shek. IV. Që nga ky shekull në manastir u ruajt edhe ikona mreku- llibërëse e së Tërëshenjtës Sumela, e cila, sipas traditës, ishte pikturuar nga vetë Apostulli Lluka. Manastiri shquhej edhe për afresket e tij unike, me skena nga Dhiata e Vjetër dhe e Re. Në shekujt 13-19 ai ishte

në zhvillim dhe pati periudha lulëzimi të madh, derisa në shek. XX, kur në vitin 1922, pas dëbimit të popullsive greke dhe të krishtera nga Turqia ai u mbyll. Vetëm në vitin 2007 aty kanë filluar të lejo- hen vizita pelegrinazhi, por kjo ishte Liturgjia e parë e lejuar.

Në kuadrin e disa hapjeve të vogla, që qeveria turke po bën në

kuadrin e plotësimit të kushteve në rrugën e afrimit me BE, ka qenë edhe lejimi i shërbesave fetare në kisha, të mbyllura prej dekadash, orthodhokse, por edhe armene, siriane etj. Kështu, me anë të një letre drej- tuar Patriarkut Ekumenik pak kohë më parë, autorizohej kryerja e Litur- gjisë Hyjnore në Manastirin e Sume- las një herë në vit, për 15 gusht.