Tryezë e rrumbullakët
me donatorët
© Organizohet nga Këshilli Botëror i Kishave
© Pjesëmarrës nga vende të ndryshme si Hollanda, Gjermania, Zvicra etj.
Në datat 7-11 Nëntor 2001,
zyra “Diakonia Agapes” (Shër-
bimi i Dashurisë) – që operon
brenda Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë,
zhvilloi Tryezën e rrumbu-
llakët me donatorët që prej
vitesh mbështesin programe
sociale dhe zhvilluese që
zbatohen në zona të ndryshme
të Shqipërisë. Donatorët pjesë-
marrës në takim përfaqësonin
agjenci zhvillimi nga vende të
ndryshme të botës si Hollonda,
Gjermania, Zvicra etj.
Tryeza e rrumbullakët
organizohet nga Këshilli
Botëror i Kishave, anëtare e të
cilit është edhe Kisha
Orthodhokse Autoqefale e
Shqipërisë.
Në ditën e parë të këtij
aktiviteti ishin të ftuar edhe
përfaqësues nga organizata jo
qeveritare në Shqipëri si dhe
përfaqësues nga Ministria e
Punëve dhe Çështjeve Sociale.
Pjesëmarrësit diskutuan mbi
vendosjen dhe shtrirjen e
bashkëpunimit mes organi-
zatave joqeveritare dhe orga-
nizmave të tjerë që operojnë në
fusha të njëjta.
Gjatë këtij takimi u bë vle-
rësimi i realizimit të progra-
meve të ndryshme që zyra
“Diakonia Agapes” kishte
realizuar gjatë 1999 – 2001 si:
Bujqësia dhe Zhvillimi në zonat
rurale, Programi rinor,
Shëndeti dhe zhvillimi i grave
në zonat rurale, programi
përkujdesjet ditore etj. Zyra
“Diakonia Agapes” paraqiti
planin e saj strategjik për tre
vitet në vazhdim si dhe
programet që ajo do të realizojë
gjatë viteve 2002-2004.
Fortlumturia e Tij, Kryepi
skopi Anastas zhvilloi një
bisedë me përfaqësuesit e
agjencive si dhe shprehu
falënderimin për mbështetjen
që ata kanë dhënë gjatë këtyre
viteve për programe të
ndryshme.
Pjesëmarrësit në këtë takim
patën mundësi të shikonin nga
afër realizimin e projekteve në
bazë.
U bënë vizita në përkuj-
desjen ditore dhe qendrën
rinore të Lushnjës, në fshatrat
Kalush dhe Blerimaj të Ka-
vajës etj.
Pjesëmarrësit në këtë takim
mbetën të kënaqur për punën
e bërë në këtë drejtim.
Me këtë rast u shtrua edhe
një drekë pune, ku mori pjesë
dhe Fortlumturia e Tij
Kryepiskopi Anastas.
Kjo tryezë dhe aktivitete të
tjera të kësaj natyre janë një
shprehje e qartë e bashkë-
punimit të ngushtë të Kishës
Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë me organizma të
ndryshme ndërkombëtare në
kuadër të shtrirjes së ndihmës
dhe shërbimeve që ofron Kisha
Orthodhokse me programet e
saj në të gjithë vendin.
Zyra “Diakonia Agapes”