EmailFacebookKontakt

“Tryeza e dashurisë” e shtruar për të mos u ndjerë të vetmuar brenda zemrës sonë

Për të mos u ndjerë “Tryeza e dashurisë” e shtruar
të vetmuar brenda zemrës sonë

“Kjo ditë e bukur me
diell dhe me një ngopje
shpirtërore do të mbetet
e paharruar në jetën ti­
me” – tha me ngazëllim
të veçantë Eleni, 35 – vje-
çarja gjysmë e parali-
zuar, që mori pjesë në
“Tryezën e Dashurisë”,
që u shtrua nga gratë e
grupit “Shërbimi i Da-
shurisë”, Tiranë. I ftuar
nderi në këtë drekë ishte
Fortlumturia e Tij, Krye­
piskopi Anastas.
Të ftuara të veçanta
ishin disa nëna të mo-
shuara nga azili, si dhe
disa gra e vajza pa famil­
je e pa përkrahje.
Qëllimi i këtij takimi
për grupin e grave ishte
falënderimi i Perëndisë ,
për punën që kishin bërë
në shërbim të më ne-

vojtarëve.
Të pranishmit u njo-
hën me një historik të
shkurtër të veprimtarisë
së grupit gjatë dhjetë vi-
teve. Në fillim ai për-
bëhej nga 5-7 gra besim-
tare. Punët bëheshin me
më shumë lodhje e në
kushte më të vështira.
Gratë shpërndanin pa-
kot që vinin nga Greqia,
duke i mbajtur në krahë
e duke vrapuar në këmbë
ose me biçikletë për të
gjetur shtëpitë e të var-
fërve.
Dalngadalë, kushtet
u përmirësuan. Kryepi­
skopi Anastas, me përku-
jdesjen e Tij atërore ngri-
ti një zyrë të përshtat-
shme për takimet tona,
si dhe një magazinë të
vogël për mbajtjen e ndi-
hmave për të varfrit.
Qindra nevojtarë me
besim tek Zoti, vinë me
shpresë në zyrë për të
gjetur një ndihmë ekono-
mike e bekim shpirtëror
sidomos në të kremtet e
mëdha.
Gjithashtu, në këtë
zyrë para 2-3 vjetësh
gratë filluan të gatuajnë
Meshën e shenjtë, në një
atmosferë lutjeje e me
psalme.
Ato filluan të organi-
zojnë gradualisht edhe
punën për dhënien e më-
simeve të katekizmit në
qytetet e Kavajës, Shko-
drës, Elbasanit, Cërrikut
dhe vitin e kaluar në Laç.
Predikim i Ungjillit
bëhet dhe me gratë e dë-
nuara në Burgun e Tira-
nës.
Pastaj, Qalën e mori
Fortlumturia e Tij, Krye­
piskopi Anastas, i cili
shprehu falënderimin
dhe gëzimin e veçantë që
ndodhej mes nesh. Krye­
piskopi bëri një bisedë të
ngrohtë me nënat e
Azilit. Me fjalët e Tij të
ëmbla e ngushëlluese ai
lehtësoi plagët e tyre
shpirtërore e fizike.
Urimet që buronin
nga buzët e tyre përha-
pnin një aromë më të
mirë se tufat e karafilave
të vendosur në tavolinë.
Këto urime të ndezura
nga zjarri i dashurisë e
mirënjohjes së tyre të
sinqertë ishin dhurata
më e madhe që morën me
vete.
Kjo veprimtari është
edhe një thirrje, që u dre-
jtohet të gjithëve, për të
mbajtur gjithmonë të
shtruar “Tryezën e Da-
shurisë” për njerëzit
brenda zemrës sonë.
Le të jetë kjo udha e
përgatitjes sonë për
Ditën e Lavdisë së ma­
dhe. Amin.
Rajmonda Shqeti