E Diela e Tagrambledhësit dhe e Fariseut
Njëri [Fariseu] kishte vepra.
Priste shpërblim: Perëndia e refuzoi.
Tjetri [Tagrambledhësi] kishte mëkate. Kërkoi mëshirë :
Perëndia e pranoi.
E Diela e Plangprishësit
Njëri [Djali i madh] qëndroi përherë në shtëpi.
Dhe ishte gjithnjë i pranishëm.
Tjetri [Djali i vogël] u largua, u vërdallos, vuajti: erdhi në vete.
Dhe u kthye në ngrohtësinë e shtëpisë. Dhe ndjeu dashurinë e Atit, prandaj dhe shijoi viçin e majmë.
Ndërsa tjetri, “nuk dëshironte të hynte brenda” në shtëpi.
E Diela e të Lidhurit të Mishit: gjykimi i ardhshëm
Fariseu i të Dielës së parë kishte vepra. Nuk kishte dashuri për vëllain.
Djali plangprishës i të Dielës së dytë nuk kishte vepra.
Kishte dashuri për Atin.
Kriteri i Perëndisë: dashuria.
E Diela e të Lidhurit të Djathit: dëbimi nga Parajsa
Të Parëkrijuarit jetonin në komunikim me Perëndinë, që është Dashuri. Shkelën porosinë e Tij dhe humbën Parajsën.
Ngjarja dramatike e njeriut: largimi nga Perëndia.
Por dikush hap Portën e mbyllur: Erdhi në tokë, u kryqëzua për ne, u ngjall për ne.
Ftesa e Kishës: të bashkëkryqëzohemi me Atë, që të ngjallemi me Atë.
Rruga: Kreshma e Madhe.
Java e Bardhë: fillimi i Kreshmës së Madhe
Hapet stadiumi i virtyteve:
Fillojnë përpjekjet e mëdha: kampionati, ku të gjithë mund të jenë fitues, kampionë.
Adami hëngri frytin e ndaluar.
Ne korrigjojmë atë që nuk bëri Adami, me kreshmën, shmangien e ushqimeve, si ushtrim shmangieje të mëkatit.