Tregues i drejtpërdrejtë i
trashëgimisë historike
-Flamuri dhe origjina e shqiponjës dykrenare në të-
Pa dyshim, simbolet ko-
mbëtare janë ato që shpre-
hin në mënyrë më të plotë
karakteristikat dhe veçoritë
dalluese të çdo vendi. Duke
iu referuar flamurit tonë ko-
mbëtar, në plan krahasues
me flamuj të tjerë, vemë re
një ngjashmëri të madhe
midis atij dhe flamurit të
Bizantit, i cili me kohë është
kthyer në një simbol të
besimit të krishterë Or-
Stema e Bizantit
thodhoks. Edhe tani ai
mbetet si flamur i Kishës së
bashku me kryqin dhe
shqiponjën me dy krerë.
Historikisht dihet se në
Perandorinë e madhe Biza-
ntine hynin të gjithë popujt
e vjetër të Ballkanit, ku një
vend të rëndësishëm zinin
dhe ilirët, paraardhësit e
hershëm të shqiptarëve.
Duke qenë të gjithë popuj,
anëtarë të një religjoni të
madh, ndryshimet midis
tyre ishin jo shumë të the-
ksuara. Të nisur nga kjo,
mund të flasim shumë për
kontributin e madh të ili-
rëve në perandorinë e
madhe të Bizantit.
Nga analet historike
mësojmëse shumëburratë
shquar ilirë kryesonin
strukturat drejtuese të
perandorisë, duke lënë dhe
emër, siç është rasti p.sh. i
perandorit të njohur Ju-
stinianit të parë. Ose, duke
Stema e
Republikës
bërë një zhvendosje në
histori, e duke ardhur në
periudha më të mëvon-
shme, me bazë shënimet
biografike të Muzakëve,
mësojmë se shumë figura
të shquara të kësaj fa-
miljeje ose dhe të familjeve
të tjera të mëdha, si p.sh.
ajo e Topijave ose e Arani-
tëve arritën të merrnin
titujt më të shquar dhe të
kryesonin në hierarkinë
Bizantine.
Kjo retrospektivë hi
storike bëhet për të ardhur
më pas tek Kastriotët, me-
që mendohet se është fla-
muri i këtij fisi, ai të cilin e
nderoi “Kampioni i Kri-
shtërimit” Gjergj Kastrioti,
duke e kthyer në simbol të
tij, gjatë luftrave 25-vjeçare
të pandërprera kundër fu-
qisë më të madhe të botës,
siç cilësohej atëhere Pe-
randoria Turke.
Elementi i vetëm mbisu-
ndues i këtij flamuri, sipas
filologut dhe studiuesit të
shquar Faik Konicës, është
një shqiponjë e zezë me dy
krerë, e cila në periudhën
e Bizantit simbolizonte dy
kontinentet. Vetë lidhjet hi
storike, që cituam më lart,
na japin të drejtën të he-
dhim mendimin se rrënja e
flamurit tonë kombëtar
është flamuri i dikurshëm
i Bizantit, i cili u trashëgua
nga pasuesit e Arbërit.
Gojëdhënat popullore, si
dhe disa të dhëna jo shumë
të sakta historike, të cilat
gjithsesi mbeten në trajtat
e hipotezave, flasin për
ngjyrë të argjendtë të shqi-
ponjës dykrenore të Ka-
striotëve (ashtu siç ka qenë
në flamurin e Bizantit), e
cila u kthye në të zezë me
urdhër të Gjergj Kastriotit,
në shenjë zie pas rënies së
Kosntadinopojës në duar të
turqve (1453), për nder të
kujtimit të lavdishëm të
Bizantit.
Duke iu referuar tra-
ditave dhe zakoneve të
popullit shqiptar, mendojmë
se kjo hipotezë mund të
mbartë vlera vërtetësie.
Kështu psh., në zonën e
Malësisë së Madhe mbas
vdekjes së Gjergj Kastriotit
për të shprehur zinë, burrat
Stema e Kishës
e ngjyen në të zezë një pjesë
të xhokës së tyre kurse gratë
thekët e shamive, gjë e cila
bie lehtë në sy në kostumet
e tyre kombëtare.
Të gjitha këto flasin për
një tregues të drejtpërdrejtë
të trashëgimisë historike
midis ilirëve dhe shqip-
tarëve, duke dëshmuar një-
kohësisht autoktoninë e
popullit tonë dhe vendin e tij
të rëndësishëm si një popull
i vjetër i Ballkanit me tra-
dita, i cili ka luajtur një rol
të madh në historinë e ra-
jonit.
VASIL TUSHI