EmailFacebookKontakt

Tre miq bashkëudhëtarë

Një i krishterë, zbardhur nga vitet, ishte në shtratin e vdekjes. Rreth tij rrinin të afërmit dhe miqtë. Ai belbëzonte dhe thoshte: “Sot erdhën të më vizitonin tre veta. Në fillim Besa. Ajo më tha: “Vij që të mbetem e mirë tek ty. Nuk ke nevojë më për mua. Të kam ndihmuar të ndjekësh Krishtin që të mbetesh besimtar, të jetosh në paqe në Mbretërinë e Tij. Tani shko ta shikosh dhe të jetosh përherë me Të.”

Më vonë vjen Shpresa e cila më thotë: “Të kam shok të mirë deri tani, të kam inkurajuar, të kam ledhatuar, të kam gëzuar. Shko në rrugën që ke nisur. Në botën ku do të hysh nuk ka asnjë dhimbje, asnjë hidhërim, e gjitha do të jetë për ty dritë dhe gëzim. Mirupafshim!

Dashuria erdhi pak më vonë dhe më tha: “Unë nuk mund të ndahem nga ty. Përkundrazi, këtu në tokë të kam zbukuruar jetën tënde çdo ditë, të kam prurë gëzim, qoftë dhe nëpërmjet lotëve. Jemi njohur afer e më afer, por nuk ishte veçse fillimi, një përgatitje. Atje lart do të jem me ty më shumë, gjithmonë dhe kurdoherë. Nuk do të largohem për asnjë moment, sepse pa mua s’do të kesh lumturi, tani e tutje do të jemi të njeri-tjetrit”.