EmailFacebookKontakt

Tre klerikë gradohen me ofiqin Ikonom-Stavrofor

Në të kremten e shën Ignat Hyjmbajtësit (20 dhjetor 2024) në katedralen e Shën Dhimitrit, në Berat, bashkëmeshuan Mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Hirësi Asti dhe Episkopi i Krujës, Hirësi Anastasi. Në këtë ditë të shënuar, Mitropoliti Asti i dha gradën Ikonom-Stavrofor tre klerikëve: atë Petraq Simsias, atë Kristaq Subashit dhe atë Kostandin Priftit.