Tërheqim vëmendien
Trajtime jo të barabarta
Si mund të vëreni në shkrimin e mësipërm, për të ndërtuar klinikën e re Kisha jonë u detyrua të blente një ndërtesë me truall, që më pas u shkatërrua, për t’i hapur vend punimeve.
Të vjen keq, por konstaton se komunitetet e tjera fetare nuk kanë qenë të detyruara të kryejnë veprime të tilla për të ngritur aktivitete të ngjashme. Atyre iu janë vënë në dispozicion nga shteti troje të gjera e ndërtesa – pa pagesë. Madje edhe objekte në funksionim, si poliklinika etj.
Ky trajtim nuk mbaron tek objektet shëndetësore, po vazhdon edhe ndaj kërkesave për të ndërtuar objekte kulti apo për qëllime sociale:
Në Shkodër u detyruam të blejmë truall për ndërtimin e kishës së re, në vend të asaj që u shkatërua bashkë me objektet e kultit të besimeve të tjera, të cilat trojet i kanë marrë gratis. Apo kërkimi më kot për vite i një trualli për ndërtimin e Shkollës Teologjike. Apo fakti se na mohohet e drejta për një truall në qendër të Kryeqytetit për të rindërtuar Kishën Katedrale që ngrihej tek hotel “Tirana”, ndërkohë që komunitetet e tjera i kanë këto objekte apo iu është dhënë truall prej vitesh etj.
Korresp i “Ngjalljes”