Trajnim me drejtues të rinisë
orthodhokse
Duke parë nevojën dhe rëndësinë që kanë sot trajnimet e ndryshme, dhe se si ato ndikojnë në zhvillimin intelektual tek të rinjtë, u mundësua në datat 14 dhe 15 maj, në Qendrën Thavor, zhvillimi i trajnimit me temë “Të jesh lider”. Ky trajnim bën pjesë në projektin “Të rinjtë duke punuar së bashku për një të ardhme më të mirë”, i cili, me bekimin e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas, është financuar nga HEKSI, nëpërmjet Zyrës Diakonia Agapes të Kishës. Ky aktivitet u organizua nga Stafi i Zyrës Kombëtare Rinore Orthodhokse të Shqipërisë në bashkëpunim me zyrën e DA.
Në këtë trajnim morën pjesë rreth 20 të rinj, të cilët ishin drejtues dhe aktivistë nëpër qendra të ndryshme rinore orthodhokse nga i gjithë vendi.